• |
ide | kryesore

Manastirliu: Nuk e dimë ende si u infektua shefi i Urgjencës, gjendja e tij është…

Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se gjendja e kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili u prek nga COVID-19, paraqitet e stabilizuar, ndërsa theksoi se po vijon hetimi epidemiologjik.

Në një lidhje skype për emisionin “Real Story” në News 24 numri një i Shëndetësisë theksoi se mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës kundër këtij virusi, janë të rrezikuar.

“Gjendja e doktor Bratajt është e stabilizuar. Ai është vetë izoluar. I urojmë shërim të shpejt. Rikthim patjetër, pasi burimet njerëzore janë të shenjta më shumë se kurrë. Përballja në frontit e parë të mjekëve dhe infermierëve nuk shmanget dot. Në rastin e doktor Bratajt, po bëhet hetimi epidemiologjik, pra se si e ka marrë virusin.

Është e rëndësishme që përgjatë kësaj periudhë dhe në vazhdim do duhet të vijojmë një punë të pandalshme në raport me rastet, për të raportuar historitë e udhëtimit dhe të mbrojmë mjekët dhe infermierët. Jemi përballur dhe do të përballemi me raste të mjekëve të infermierëve të prekur.

Rastet e mjekut të Durrësit dhe të infermierëve tek Shefqet Ndroqit kanë rezultuar tashmë negativ. Për fat të mirë s’kemi pasur mjekë pacient apo infermierë. Pasi ata pasi janë identifikuar, janë në karantinë. Një ndër pikat e rëndësishme në ofrimin e shërbimit shëndetësor, është ruajtja e personelit”, – theksoi ministrja. /BW



8 Comments

  1. Doktorrit sherim te shpejte….,normale qe po ndersa ti laje qe je nul,turp i madh qe je ne ate vend,ik tani se do te kesh probleme me krimet kunder njerzimit,baxhelle……!

  2. Nuk e dime si u infektua, por e sigurte eshte qe po pati qene per shkak te maskave apo pajisjeve tona nuk do e marre vesh njeri.

  3. E infektoi Eni Vasili gjate emisionit Live kur e detyroi te shkonte te vizitonte ne shtepi nje pacient dhe qe u tha aty per aty se ishte grip sezonal, dhe dy dite me vone pacienti doli me covid-19.

    1. O XHAFER KARI ÇPUNË KISHTE SHEFI I URGJENCËS TE I SËMURI APO DESHTE TË BËNTE SHOW! EDHE KUR I THOSHTE GAZETARI I TOPIT PSE SKE MASKE AI BËNTE GANGSTERIN SI RAMA DERI MË 9 MARS PASTAJ TË GJITHË U DHJENË!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *