• |
ide | kryesore

Dy pacientë në gjendje të rëndë tek Infektivi nga Covid-19

Lajme, Të fundit



Dy persona në gjendje kritike te Infektivi, të intubuar sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithsej numri i personave të shtruar ka shkuar në 73. Eugena Tomini nga ISHP, tha sot se prej tyre 3 raste jane ne terapi intensive, ndërsa 2 jane te intubuar, ne gjendje kritike.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime.

“Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gruaja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. E moshuara është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, tha Tomini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *