• |
ide | kryesore

Nga futbolli në terapi intensive: Tarasconi, lojtari që la gjithcka për të luftuar koronavirus

Sport



Një histori e bukur njerëzore, që përzien dashurinë për futbollin e atë për njerëzit, vjen nga Franca. Maxime Tarasconi, 29 vjecari mesfushori i As Gémenos, klub i kategorisë së tertë të kampionatit francez, ka kaluar nga fushat e lojës në korridoret e spitaleve. Ish-lojtari i Istres (33 ndeshje në Ligue 2 mes 2011 e 2013 ) po lufton kundër koronavirus si infermier në terapi intensive në spitalin Timone në Marsejë.

Futbollisti me zemër të artë, që kishte rifilluar studimet për infermier në moshën 25 vjecare, paralelisht me futbollin, rrëfen për L’Equipe dramën e këtyre ditëve. “Në terapi intensive, jemi mësuar të shohim situata të rënda. Sidoqoftë, në ditët e fundit, kemi kaluar në modalitetin koronavirus. Janë disa raste që kanë nisur të intensifikohen – shpjegoi ai -. Jemi gjithnjë e më shumë në veprim. Pacientët tanë janë kryesisht të infektuar nga Covid-19 e ka masa të reja për të marrë. Ky virus është më kërkues në procedurat e izolimit. Duhet të jesh i kujdesshëm në atë që transmetohet. Ka kolegë, mjekë e punonjës të tjerë shëndetësie që janë infektuar rreth meje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *