• |
ide | kryesore

Takimi i fshehtë në Madrid para pandemisë: Juventus me mision për Marcelon

Sport



Emergjenca koronavirus ka tronditur të gjithë planet e skuadrave të futbollit në botë, por projektimi i merkatos vazhdon pa ndalim, ndoshta edhe më në fshehtësi. Edhe Juventus mendon për përforcime për sezonin e ardhshëm e mes atyre të preferuar është gjithnjë emri i Marcelo, që nuk po përjeton sezonin e tij më të mirë tek Real Madrid dhe ka një kontratë në skadencë në 2022.

Edhe Marca është e bindur për këtë lëvizje të bardhezinjve, duke luajtur kartën e miqësisë mes Cristiano Ronaldo e anësorit brazilian, në orbitën e torinezëve që në verën e kaluar. E përditshmja spanjolle tregon për një prapaskenë: para se pandemia të ndalonte gjithcka, Juventus kishte parashikuar një udhëtim në Madrid për të folur me stafin e lojtarit e për të kuptuar planet që kishte për të ardhmen.

Mes dëmtimeve e konkurencës së Mendy, braziliani ka humbur smaltin e ditëve të mira e kështu është gati të vlerësojë një aventurë të re, pas gati 14 sezonesh si madrilen. Sipas La Stampa propozimi bardhezi për lojtarin, që do të mbushë 32 në maj, është një kontratë katër vjecare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *