• |
ide | kryesore

Demi Lovato zbulon të dashurin e saj në rrjete sociale (Foto)

Paparazzi, Slider



Prej pak kohësh, Demi Lovato përflitet se është në një romancë me aktorin dhe këngëtarin amerikan Max Ehrich. Të mërkurën e kaluar, lidhja e tyre u konfirmua nga burime të People, megjithëse Demi dhe Max nuk komentuan. Këtu vijnë në ndihmë fansat.

Demi, e cila te The Ellen Degeneres Show deklaroi në fillim të muajit se ishte single, në fakt nuk është aspak. Ishte më e vështirë se ç’pritej mbajtja e lidhjes sekret. Teksa Max po performonte live, Demi shfaqet papritur. Ai përpiqet t’i pëshpërisë “jam live, jam live”, por tepër vonë. Mesa duket, ata po qëndrojnë bashkë gjatë ditëve të vetë-izolimit, gjë që mund të jetë një shenjë se romanca e tyre ka kaluar në të tjera nivele.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *