• |
ide | kryesore

Infektohen me koronavirus 3 kryeinfermierë të Spitalit Infektiv

Lajme, Të fundit



Kanë rezultuar me COVID 19 dhe 3 kryeinfermiere të tjerë në Spitalin Infektiv të cilët po punojnë me pacientë të prekur nga ky virus. Ky lajm shqetësues vjen menjëherë pas konfirmimit se është testuar pozitiv për COVID 19 mjeku Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT dhe pjesë e task-forcës së ngritur kundër koronavirusit, i cili është shtruar në spital për mjekimin e nevojshëm.

Bashkë me 3 kryeinfermieret e prekura nga koronavirusi, numri i bluzave të bardha të infektuara në të gjithë vendin shkon ne 35, një numër i lartë për shëndetësinë shqiptare në këtë moment krize. Vetëm pak ditë më parë, rezultoi pozitiv Skënder Brataj shefi i Urgjencës Kombëtare i cili pas konfirmimit u shpreh se po e kalonte në shtëpi sëmundjen. Më pas një tjetër përfaqësuese e Task Forcës së MSH, Mirela Cami rezultoi e kontaminuar me COVID 19.



2 Comments

    1. Mos i bini kot ne qaf Edit per cdo gje, po ai eshte psikopat po ketu nuk ka faj. Mjeket tone jane totalisht te pa afte dhe arrogant injorant, imagjinoni nuk dine akoma se si hiqen dorezat. Te Infektivi i kane dhe i kane pasur masat, a i kane perdor eshte muhabet tjeter pastaj, po fajin gjithsesi nuk ja ka Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *