• |
ide | kryesore

“Ishte çmendur, donte të vriste një polic”: Roy Kean tregon momentin e frikës në sfidën e vitit 93′

Sport



Në 20 tetor të 1993, në rastin e ndeshjes së raundit të dytë të atëherë Kupës së Kampionëve, Manchester United mirëpriti Galatasaray në Old Trafford: një ndeshje e jashtëzakonshme e përfunduar 3-3, me gol të Eric Cantona që ngriti moralin e Red Devils.

Në 3 nëntor të të njëjtit vit, të besuarit e sir Alex Ferguson u prezantuan në Türk Telekom Arena të Stambollit për të përballuar ndeshjen e kthimit, pa e ditur se ajo ndeshje do të hynte në histori si një nga ndeshjet më të dhunshme të historisë së futbollit modern. Që gjatë qendrimit në hotel, lojtarët e klubit anglez u shqetësuan rregullisht nga tifozët turq e nuk arritën të pushonin në mënyrën e duhur. Pasi mbërritën në stadium me shumë vështirësi, Red Devils u pritën në fushë nga një ambjent i frikshëm, me parrulla “Ëelcome To Hell“, “Mirëseerdhët në Ferr“.

Situata degjeneroi përfundimisht kur, me rezultatin 0-0, Eric Cantona u ndëshkua me karton të kuq për fyerje ndaj arbitrit, Kurt Röthlisberger: i shoqëruar për të dalë nga fusha, kampioni francez u godit nga një polic me shkup gome, duke shkaktuar pikërisht ferrin në fushë. Sipas dëshmive të lojtarëve të Manchester United Cantona, që njihej për temperamentin, donte të kthehej në fushë për tu hakmarrë, por disa përfaqësues të klubit arritën ta ndalonin e ta conin në dhomat e zhveshjes.

Episodin e tregon tashmë 27 vjet më pas një ish-flamur i Manchester United, Roy Kean, që e ka përdshkruar ngjarjen në librin “King Eric: Portreti i një Artisti që ndryshoi futbollin anglez“, shkruar nga Ëayne Barton e publikuar në Angli pak ditë më parë: “Pas kartonit të kuq në dhomat e zhveshjes Eric u cmend. Ishte i vendosur të dilte jashtë për të sulmuar policin që e kishte goditur. Eric ishte trupmadh dhe i fortë. Ishte shumë serioz, insistonte që do ta vriste atë plehrë. U desh Ferguson, Brian Kidd e disa lojtarë për ta mbajtur. Normalisht nuk do tërhiqesha nga një sherr, por as unë nuk isha i përgatitur për dicka të tillë. Kishte shumë turq aty jashtë!“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *