• |
ide | kryesore

E talli keq, por Benzema merre përgjigjen pikante të Giroud: “Unë kart me një Botëror”

Sport

“Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë” thotë një proverb i vjetër. Kështu Olivier Giroud ka pritur ndonjë ditë për tiu përgjigjur provokimit të bashkëkombasit të tij Karim Benzema, që të premten në një lidhje direkte në Instagram e kishte goditur rëndë. “Kush është më i miri mes të dyve? E lehtë të përgjigjesh: nuk mund të ngatërrosh Formula 1 me kart. E unë jam F1” pati rritur dozat sulmuesi i Real Madrid, që goditjen e merr po aq të fortë. “Unë kart? Po, një kart kampion bote” ishte përgjigja e sulmuesit të Chelsea të bërë të ditur nga BeFoot.

Referimi është natyrisht për Botërorin e fituar me Francën – si titullar – në Rusi 2018, ndërsa Benzema është jashtë kombëtares franceze që nga 2015 për cështjen Valbuena. Sulmuesi i Real është akuzuar se ka marrë pjesë në një tentativë shantazhi kundër shokut të tij të kombëtares për një ‘sextape’. Në kohën kur cështja nga pikëpamja gjyqësore është ende në zhvillim, nga ana sportive i ka kushtuar futbollistit përjashtimin nga Bleus.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu