• |
ide | kryesore

Publikohet supriza që Kobe kishte për fansat

Paparazzi, Slider



Më 26 janar legjenda e basketbollit Kobe Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik së bashku me vajzën e tij dhe 6 persona të tjerë.
Lajmi i hidhur i trishtoi të gjithë, megjithatë peshën më të madhe e pati bashkëshortja e tij Vanessa, e cila tashmë kujdeset e vetme për 3 vajzat e saj.
Por, pavarësisht dhimbjes që po kalon, ajo ka çuar deri në fund një punë të nisur nga basketbollisti para se të ndërronte jetë.

Së fundmi Vanessa ka bërë me dije se libri i Kobe “The Wizenard Series: Season One” është hedhur në treg dhe të gjithë adhuruesit e tij mund ta lexojnë.

Libri ka dalë në treg ditën e martë dhe ky është i dyti që mban emrin e Kobe.
Më 19 mars të vitit 2019 legjenda e basketbollit botoi librin e tij të parë me titull “The Wizenard Series: Training Training” , i cili u lexua nga mijëra njerëz në të gjithë botën.
Lidhur me serinë e librave të tij, Kobe ka thënë se dëshiron që me anë të tyre t’u nxisë imagjinatën sportistëve të rinj dhe t’i shtyjë të mësojnë më tepër rreth sporteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *