Në moshën gati 90 vjecare, Bernie Ecclestone, në korrik do të bëhet baba për të katërtën herë. Fabiana Flosi, bashkëshortja 43vjecare është shtatzënë me ish-bosin e Formula 1. Braziliania, me të cilin Ecclestone është martuar në 2012 e ka pranuar vetë këtë gjë.
Ecclestone, i lindur në 1930, ka patur gjithnjë një histori familjare në lëvizje. Pronari i vjetër i F1 kishte dy martesa të tjera mbi shpinë: e para me Ivy Bamford në 1952, me të cilën lindi Deborah, e të dytën, shumë më të përfolur, në 1984 me modelen Slavica Radic, që i dhuroi dy fëmijët Tamara e Petra.
Kur arriti në një farë moshe cështjet e dashurisë së Bernie u duke se u mbyllën, por në Cmimin e Madh të Brazilit në 2009 doli fitues me Fabianën, drejtoreshë e marketingut, me të cilën u martua tre vjet më pas, për të blerë 5 vjet më pas një plantacion kafeje në Brazil, ku tani jeton në një vilë të madhe. Vajza e parë Deborah është bërë mama e një djali që është bërë më vonë baba, duke e bërë Ecclestone stërgjysh.
po kyt pse se kap korona virus mer jahu ????!!!!!!!