• |
ide | kryesore

Foto/ Festë me eskorta, harron karantinën: Manchester City gati dënimin për Kyle Walker

Sport



Telashe për futbollistin e Manchester City, Kyle Walker. Mbrojtësi i djathtë i Citizens ka thyer izolimin e vendosur nga qeveria për të luftuar koronavirus, duke organizuar një festë hard me dy eskorta. Një çmenduri që, sipas asaj që bën të ditur The Sun, mund ti kushtojë shumë rëndë futbollistit. Sipas asaj që bën të ditur tabloidi anglez, Walker rrezikon një gjobë të rëndë nga ana e drejtuesve të klubit për faktin se injoroi linjën shëndetësore të vendosur nga shoqëria.

Sipas ndërtimit të fakteve, e konfirmuar nga një shoqëruese e mbrojtësit të City, Walker ka organizuar festën e tij në një apartament në Hale, në Cheshire. E në festën me drita të kuqe me dy eskorta ka marrë pjesë edhe një mik i futbollistit. Vetëm disa ditë më parë, në fakt, Walker kishte ftuar tifozët e City të qendronin në shtëpi për të ndihmuar Shërbimin shëndetësor kombëtar. Apel që, duke patur parasysh festën hard, tani kthehet në idinjatë të madhe në Web, duke ngritur një stuhi të vërtetë që ka detyruar mbrojtësin të kërkojë menjëherë ndjesë, që megjithatë nuk do ti evitojë gjobën që po planifikon klubi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *