• |
ide | kryesore

Nga e marta nis një testim i ri për koronavirusin në Shqipëri: “Do ndahen të paprekshmit”

Lajme, Të fundit



Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se, Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i takon përqindjes së numrit të të vdekjeve nga të prekurit nga COVID-19. Znj. Tomini duke folur për Euronews Albania theksoi se pritet që në javën e 5-të kurba e të infektuarve të nisë rënien.

Shumë shpejt dhe Shqipëria do të nisë testimet përmes një analize të gjakut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë dhe që mund të rikthehen në jetë normale pasi nuk janë të rrezikuar.

“Komiteti Teknik sapo ka miratuar paktin që dhe testimi cerologjik, me prezencën e IKGVE apo IGMVE, do të hyjë në vijim në QSUT dhe ndoshta që nga dita e nesërme ky proces do të jetë aktiv për të testuar të gjitha fashat ose grupet që janë të rriskuar apo që e kanë pasur në mënyrë asimptomatike”, – tha Tomini duke shtuar se kjo analizë gjaku do të kryhet në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT.

Mënyra ekzakte e procedimit ende nuk është përcaktuar por pritet që rastet të përcaktohen nga mjekët e familjes. Nga kjo analizë mund të zbulohen dhe personat që e kanë kaluar COVID-19 pa simptoma.

Për rastin e Shkodrës, ku ka pasur një rritje të menjëhershme të numrit të të prekurve, znj. Tomini tha se kjo lidhet me disa faktorë ku arsyeja kryesore është thyerja e rregullit të distancimit social. Por, nga ana tjetër ajo shtoi se dy vatrat e reja të të infektuarve, të krijuara nga pjesëmarrja në një ceremoni të organizuar ditët e fundit, janë izoluar.

Duke u bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat për distancim fizik, shefja e Epidemiologjisë shtoi se, nga mos respektimi vihet në rrezik jo vetëm sistemi shëndetësor. Ndërsa nga ana tjetër, znj. Tomin tha se, pritet që brenda dy javëve të nisë rënia e numrit të të infektuarve me coronavirus.

“Kemi bërë parashikimin tonë standard, jemi në nivele të pritshme. Presim që në ditët në vijim të kemi të njëjtën tendencë dhe javën e pestë të shënojë kthimin rënie”, – deklaroi Tomini. Aktualisht në vendin tonë numërohen 22 viktima nga COVID-19 dhe ky numër i lartë në krahasim me rastet e të infektuarve vjen tha shefja e epidemiologjisë kryesisht nga faktin se të prekurit kanë pasur disa sëmundje shoqëruese. /Euronews Albania



5 Comments

  1. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

  2. Kjo zonja te na thote se sa eshte numri real i viktimave nga covid 19, 51 sa thote kryeministri, apo 21 sa thote forca e xhepit e kryesuar nga kryeministri.

  3. do izolohen te pa paprekshmit???!!!! epo ky qenka nje lajm shum i mir. rrofte amerika anglia franca dhe ne dhe kosova dhe gjith te tjeret. me ne fund dhe ne do kemi drejtesin ton te paster e te kulluar .kemi derdhur kaq mund per kete dite sa kemi perfunduar kocke e lekure. dhe merit te vecante kane pushtetaret tane te palodhur prej 30 + 70 vite. gjejeni vet se ku jemi. fanari qe ndricoi me drit jeshile gjith europen e tani pertej oqeaneve.

  4. Kjo eshte nje metode qe po e perdor Italia fqinje , nqs keni mend ne koke beheni sic duhet , filloni me grupin me te rriskuar , ata qe jane ne linjen e zjarrit , mjeke , infermiere , police , ate pak polici ushtarake qe po e nxirrni ne rruge , shitesit e markateve dhe te tregjeve , kontrolloni gjithe tregun e frutaperimeve te shumica ne tirane , dhe ne fund ata qe e kane kaluar dhe ata qe kane qene ne kontakt me personat e infektuar dhe ata qe fatkeqesisht i kemi humbur , kjo analize ka nje ane te mire , nuk kushton shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *