• |
ide | kryesore

Gordon Ramsay: Këto ditë izolimi kam gatur më shumë se në 10 vite karrierë

Paparazzi, Slider



Të izolohesh në një shtëpi me vlerë 4 milion paund nuk e bën karantinën më pak të mërzitshme. Ose të paktën, jo për aq kohë sa mban emrin Gordon Ramsay. Shefi ‘famëkeq’ i kuzhinës është ankuar publikisht se ditët e qendrimit në shtëpi i janë kthyer në një makth të vërtetë. Arsyeja? Pesë fëmijët e tij kërkojnë të ushqehen vazhdimisht. “Nuk e kuptoj pse konsumojnë kaq shumë ushqim. Zgjohem në 5 të mëngjesit për të bërë pazaret dhe me t’u kthyer në shtëpi, vetëm gatuaj”, është shprehur Ramsay.

Madje, ai ka thënë se duart i ka me plagë dhe të çara nga gatimi i tepërt. “Betohem se kaq shumë sa këto ditë, nuk kam gatuar gjatë gjithë 10 viteve të fundit të karrierës time si shef kuzhine”, ka shtuar Ramsay. “A mund të më thotë dikush kur do të mbarojë e gjitha kjo?”, ka qenë kjo pyetja e Gordon, që na përfshiu edhe një herë të gjithëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *