• |
ide | kryesore

Pipero: Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit

Lajme, Të fundit

Profesori dhe mjeku Pëllumb Pipero, duke folur në “News 24” në lidhje me pandeminë e koronavirusit, u shpreh se “kjo histori mund të mbyllet edhe në fund të muajit qershor”.

“Duhet që të vazhdojmë që të kemi shumë kujdes. Unë e kam thënë se me uljen e personave të prekur, masat do të ngadalësohen. Ky është fillimi i fundit. Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit. Duhet modeomos që gjithë rajoni të jetë i qetë që edhe Shqipëria të jetë e qetë.


Shkenca po punon. Ndoshta mund të kemi edhe vaksinën, ndërsa temperaturat do jenë në favor të luftimit të koronavirusit. Nëse ndodh që ky virus të kthehet prapë, bota është më e mësuar. Këtë herë kishim pasoja rrënuese”, tha Pipero.

Më tej, Pipero u shpreh se virusi nuk është në ajër, por përhapet me anë të kontakteve.

“Nuk mund të themi që nuk mund të kalojmë këtu apo jo. Virusi vjen tek ne përmes kontakteve të afërta dhe nuk është në ajër. Prandaj, shmangia e kontakteve është e rëndësishme. Të shmangim kontaktet. Sidomos të sëmurët kronikë duhet të kenë shumë kujdes.

Masat janë të nevojshme që të respektohen, pasi përndryshe mund të infektohemi. Kjo është periudha më e rëndësishme për të luftuar Covid-19”, u shpreh Pipero./BW

7 Comments

  1. Ky na eshte bere me i keq se koronavirusi. Dite nate ne televizor. Boll kishim KM tani na u shtua

    edjhe ky gjysmemavi. Mos eshte punesuar ne Tv dhe nuk dime gje?

  2. Po tha Partija se virusi iken ne nentor, ne nentor do te ike!
    Madje mund te vendose edhe date
    Andaj degjo Partine dhe bej nje autokritike te shendoshe!

  3. Edhe analistet sportive e argumentojne parashikimin per nje ndeshje.
    Pi-pi-pipero flet sikur ka biseduar me “zotin e shqiptareve”, madje habitem qe sna jep nje date ekzakte, kur i semuri i fundit do sherohet.

  4. si te thot partia dhe shoku edvin kristaq soros globalistet baballare te botes. hajde mos u gajas me keta. o pipi po ne nuk dim a do gdhihemi a ditzinj.

  5. Pipero jep lajmin e mirë, ja çfarë do të ndodhë me infektimet me COVID-19 në fundjavë në Shqipëri
    22:00, 07/04/2020
    Për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Pipero u shpreh se për shkak të masave të marra nga qeveria, kurba në Shqipëri ka qenë e zbutur.

    Megjithatë Pipero tha se duhet të jemi të kujdesshëm, pasi edhe në muajin maj mund të ketë raste sporadike.
    Pëllumb Pipero: Praktikisht java që kaloj unë mendoj që ka arritur pikun apo maksimumin e mundshëm kurba në Shqipëri.

    LEXO EDHE:
    Habit epidemologu: Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në Shqipëri
    Duhet të kemi në konsideratë që kurba tek ne mbetet e zbutur për shkak të masave të marra nga qeveria. Pra ne nuk kemi një kurbë të ashpër, kemi një kurbë të zbutur dhe kur kurba është e zbutur do të thotë që rënia e saj është graduale dhe relativisht më e gjatë.

    Natyrisht e kam thënë dhe më parë, fundi i kësaj jave dhe fillimi i javës tjetër do të ketë doemos fillimin e rënies së qëndrueshme të epidemisë në vendin tonë. Unë mendoj se fundi i prillit do të ketë raste shumë të pakta. Por kam frikën se edhe maji do të ketë raste sporadike.

    Për të qenë të çliruar nga epidemia do të duhen së paku një muaj nga rasti i fundit i konfirmuar. Ndaj them që do jetë pak më i gjatë. Ndoshta këto ditë apo nga fundi i kësaj javë do të jetë fillimi i fundit që relativisht do të jetë i gjatë. Pra duhet doemos të jemi shumë të kujdesshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu