• |
ide | kryesore

Pushteti financiar i Manchester United, Solskjaer: “Mund të blejmë kë lojtar të duam”

Sport



Emergjenca koronavirus rrezikon të ketë efekte të rënda jo vetëm në futbollin e luajtur, por edhe në lidhje me dritaret e ardhshme të merkatos, pashmangshmërisht të kushtëzuara nga një disponibilitet ekonomik inferior. Por ka edhe nga ato klube, si Manchester United, që nuk e ka farë këtë problem.

E ka bërë të ditur tekniku i Red Devils, Ole Gunnar Solskjaer, për mikrofonët e Sky Sports: “Futbolli do të kthehet në normalitet herët apo vonë dhe është e rëndësishme të jemi gati. Duam të jemi më të mirët në gjithcka”, ka thënë norvegjezi që në lidhje me cështjen merkato ka shtuar: “Tani kemi mundësinë ta përdorim më mirë kohën tonë, të diskutojmë me lojtarët, për planet, duke vlerësuar atë për të cilën kemi nevojë. Natyrisht me anëtarët e stafit kemi parë ndeshjet, i kemi vlerësuar e diskutuar përmes videotelefonatave. Përsa i përket transferimeve nuk e dimë si do të jetë situata. Kush mund ta dijë cilat klube kanë nevojë të shesin lojtarë. Ajo që di është se ne tek Manchester United jemi ndër më të mëdhenjtë në nivel financiar. Jam i sigurtë se do të jemi në gjendje, sapo të kthehet normaliteti, të bëjmë blerjet që duam”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *