• |
ide | kryesore

“Skuadra me charter në cirkuit e të testuar” Brawn tregon si do të nisë F1 pa tifozë në Europë

Sport



Drejtori i përgjithshëm e përgjegjësi sportiv i projektit të Formula 1, Ross Brawn, pranon se sezoni 2020 do të nisë me shumë mundësi në Europa, me dyer të mbyllura, për shkak të emergjencës koronavirus. “Udhëtimi i skuadrave, udhëtimi për të gjithë subjektet e përfshira do të jetë një nga problemet e mëdha – ka deklaruar drejtuesi britanik për Sky Sports Uk. -Vizioni ynë është me shumë mundësi një nisje e Cirkusit në Europë me dyer të mbyllura”.

“Mund të kemi një ambjent shumë të mbyllur, në të cilin skuadrat do të futen me një charter, do të kanalizohen në cirkuit, do sigurohemi që të gjithë të jenë të testuar, e që nuk do të ketë risk për askënd” ka shtuar ai.

Pas shtyrjes së GP të Kanadasë, gara e nëntë e shtyrë ose anulluar për shkak të virusit, drejtuesit e F1 po punojnë me promotorët për të krijuar një kalendar të ri. Brawn ka pranuar se dëshira e Formula 1 është të nisin garat sa më shpejt – për ti dhënë edhe tifozëve emocione në kohë të vështira – edhe pse kjo do të thotë të mbajnë disa evente pa tifozë. “Të zhvillosh një garë pa spektatorë nuk është e bukur, por është më mirë se të mos garosh fare – ka shpjeguar Brawn -. Duhet të kujtojmë se janë miliona personaqë ndjekin sportin ulur në shtëpi. Shumë prej tyre janë të izoluar e të arrish të mbash gjallë sportin, ta praktikosh atë e të zbavitësh njerëzit do të ishte një avantazh i madh në këtë krizë”.

Nëse sezoni duhet të nisë në korrik, ish-drejtori teknik i Ferrari hipotezon një Botëror me 18-19 Çmime të Mëdha. “Nëse do të ishim në gjendje të nisim në fillim të korrikut, kemi studiuar logjistikën e mund të bëjmë një sezon me 19 gara. Do të ishte e vështirë sepse do të thotyë të bënim tre gara radhazi, në fundjavë e lirë, tre javë të tjera gare e një fundjavë e lirë. Minimumi i garave për tu zhvilluar për të quajtur të vlefshëm një kampionat botëror sipas Statutit të FIA është me 8 gara, një numër i arritshëm nëse sezoni nis brenda tetorit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *