• |
ide | kryesore

Pakënaqësitë e Gisele Bundchen ndaj bashkëshortit

Paparazzi, Slider



Në një intervistë me Howard Stern, Brad tregoi se para dy vitesh gruaja i shkruajti një letër ku shprehu pakënaqësinë e saj në martesë dhe i kërkoi t’i përkushtohej më shumë jetës familjare. “Sipas saj, nuk po bëja pjesën time në familje,” tha ylli i futbollit amerikan. “Luaja futboll gjithë sezonin, ndërsa ajo kujdesej për shtëpinë. Kur mbaronte sezoni, i përkushtohesha biznesit dhe trajnimeve. Ndërsa ajo priste që t’i vinte rradha shtëpisë, fëmijëve.”

Brady shpjegon se kjo ndarje e pabarabartë e përgjegjësive shtëpiake shkaktoi një problem madhor në martesën e tyre. “Duhet të kontrolloja veten sepse edhe ajo ka ëndrra që do t’i bëjë realitet,” tha ai. Problemi i Gisele Bundchen është problemi i shumicës së grave që mesatarisht bëjnë trefishin e punëve shtëpiake në krahasim me burrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *