• |
ide | kryesore

Shërohet nga Covid-19 ish-banori i Big Brother

Paparazzi, Slider



Ish-banori i “Big Brother” Petrit Bylykbashi e ka mposhtur virusin COVID-19 dhe ka dalë negativ në testin e radhës. Lajmin e ka dhënë vetë Bylykbashi në një njoftim në rrjetet sociale ku thekson se do të qëndrojë edhe 14 ditë i izoluar, duke respektuar rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Ai madje shprehet se do t’i bashkohet grupit të vullnetarëve në Konviktet e Prishtinës ku janë karantinuar me qindra persona të dyshuar me koronavirus.

“U shërova. Sot, 18 ditë mbas rezultatit pozitiv të COVID-19, 24 ditë mbas shfaqjes te simptomave dhe 38 ditë nga koha kur dyshohet se jam infektuar, rezultova për herë të dytë rresht (në ditë të ndryshme) negativ në testin COVID-19, konsiderohem i shëruar total. Sipas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, unë do rri edhe për 14 ditë të tjera i vetëizoluar, e pastaj do i kthehem ‘normalitetit’ dhe do i bashkangjitem grupit të vullnetarëve në Konviktet e Prishtinës”.

Bylykbashi bëri me dije javën e kaluar se nuk e di nga u infektua, pasi ka pasur kontakte me shumë njerëz. Ai ka pasur simptoma të tilla si dhembje, kollë e thatë, shtrëngim në gjoks, por jo ethe apo temperaturë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *