• |
ide | kryesore

Gjiganti i shitjeve online kërkon emrin e stadiumit të Tottenham: Levy dëshiron 250 milionë stërlina

Sport



Që kur është inauguruar gjatë sezonit të kaluar, stadiumi i Tottenham është në kërkim të një emri, që natyrisht lidhet me një sponsor. Zgjiedhja mund të jetë fare pranë dhe ka emrin e kolosit të shitjeve online: Amazon. Janë disa opsionet që po marrin në konsideratë Spurs për të ashtuquajturën “të drejtën e emrit”, por lidhja mes Amazon e skuadrës së Londrës shkon përtej, duke parë edhe bashkëpunimin për të realizuar një dokumentar për të rrëfyer prapaskenat e sezonit. Kërkesa e presidentit Levy megjithatë është 250 milionë stërlina.

Stadiumi i Tottenham përbëhet nga 9 kate e mund të mirëpresë ekzaktësisht 62 062 persona. Kosto e llogaritur për impiantin kalon 1 miliard stërlina, mes strukturave e veprave aksesoriale që e bëjnë stadiumin më avangard në botë. Pa harruar fushën, totalisht të cmontueshme, për momentet kur Spurs nuk do të luajnë dhe do ti lënë hapësirën eventeve të ndryshme apo koncerteve. Nëntë katet e stadiumit janë të lidhura me shkallë të lëvizshme dhe ashensorë, me disa lounge e një restorant me yje Michelin, përvec birrarisë së brendshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *