• |
ide | kryesore

Detaje mbi vëllain e panjohur të William dhe Harry

Paparazzi, Slider



Kur mendoni për familjen mbretërore, instiktivisht në mendje ju vijnë emra si; princ William, Harry, Kate, Meghan, mbretëresha Elizabeth apo princi Charles. Por, gjatë gjithë këtyre viteve, s’keni dëgjuar kurrë për “vëllain” tjetër të princave, Tom Parker Bowles.

Në fakt ky i fundit është djali i Camilla-s nga martesa e parë dhe thjeshtri i princit Charles, por gjithnjë ai e ka konsideruar si djalin e tij. Para se princi Charles dhe Camilla të martoheshin, ajo kishte dy fëmijë nga martesa e parë, Tom dhe Laura, por njësoj si të gjithë ju, as bota nuk ja kishte shumë idenë ekzistencës së tyre në familjen mbretërore.

Tom është 45-vjeç dhe deri tani ka shkruar 7 libra gatimi dhe për shumë kohë ka punuar në një revistë si editor në rubrikën e kulinarisë. Eshtë i martuar me një editore mode dhe kanë dy fëmijë.

Në dasmën e tyre ishin sigurisht edhe vëllezërit mbretërorë. Edhe pse njerku i tij rastis të jetë princi i Anglisë ai është shprehur disa herë se nuk e ndjen veten si pjesë të familjes mbretërore. Pavarisht se e ndjen veten “në hije” nga pjesa tjetër, Tom dhe e motra nuk kanë munguar në eventet e mëdha të familjes, siç ishte dasma e Meghan-it dhe Harry-it.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *