• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit: Nuk e njoh fare Santiago Malkon

Lajme, Të fundit



Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit, i cili u arrestua një ditë më parë në zonën e Xhamllikut, në Tiranë, pasi dyshohet si i përfshirë në ekzekutimin mafioz të ish-efektivit të policisë Santiago Malko në gusht të vitit të kaluar.

Selmani ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, teksa ka thënë para policëve se nuk e njihte fare Santiago Malkon të cilin e kishte parë vetëm në televizor. Ai ka treguar se dilte i armatosur në rrugë pasi i rrezikohej jeta nga kundërshtarët e tij dhe të Leonard Dukës, me të cilin, ka thënë se ka një lidhje miqësore shumë vjeçare.

“Me Leonard Dukën kam lidhje miqësie shumëvjecare. Nuk e kam takuar prej shumë muajsh dhe nuk kam informacion për vrasjen e Santiago Malkos. Nuk e njoh fare, e kam parë vetëm ne televizor që flitej për të. Prej muajsh kam qëndruar i fshehur dhe rralle kur dilja lëvizja i armatosur, sepse me rrezikohet jeta nga kundërshtaret e mi dhe të Leonardit”, – mësohet të ketë thënë Selmani para policëve.

Arrestimi i Selmanit u bë pasditen e djeshme nga Komisariati nr. 2, i cili ka pasur informacion se ai fshihej në një apartament në zonën e Xhamllikut. Zona është mbajtur në vëzhgim nga agjentë të policisë dhe për lokalizimin e Selmanit kanë ndihmuar lëvizjet e bashkëshortes së tij, e cila shkonte e takonte.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *