• |
ide | kryesore

Vendi 3 ditë në izolim/ Rama: Në fundjavë të gjithë në shtëpi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke nisur nga sot në orën 17:30, deri në mëngjesin e së hënës, vendi do të jetë në izolim të plotë. Ky fakt është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama në një komunikim për qytetarët.

Ai tha se të gjithë do të jenë të izoluar në shtëpi, përveç atyre që kanë punë specifike.

Fundjava do të jetë e bllokuar. E shtuna e diela, e bllokuar. Të gjithë në shtëpi. Përveç atyre që janë në punë. Jemi në situatë pozitive. Por situata pozitive është e përmbysshme.”, tha Rama.



19 Comments

  1. Po te vjen fundi dhe ty. Ti do ikesh me ndytesi te madhe dhe nje mallkim te madh qe ka per te ndjekur kemba kembes kudo ta thyesh qafen. dhe me breza. Mos thuaj qe nuk ta tham. I felliqur. qe felliqe gjith dynjan.

  2. Zot c’ka tha njai Avdi Pasha
    paska mbet Shqypnia n’vasha
    Qysh se s’leka mbrende nje djale
    Zot Shqypnise per me mi dale

  3. Dhe absurditeti i rralles me kete bllokimin ne fundjave.. A thuaj se virusi fle tere javen dhe del per xhiro ne fundjave?
    Me siguri qe ben pjese te strategjia e pa dukshme, pika futja pordhes??
    Ty ste beka mire yoga, te çorodit me shume?

  4. “… Jemi në situatë pozitive. Por situata pozitive është e përmbysshme.”, tha Rama.

    Mashtrimi i rradhes i km, “por situata pozitive është e përmbysshme”, pra mos u gezoni para kohe o popull, brenda do ju mbaj, njehere ja u fus, pastaj ja u nxjerr, pastaj perserite, laj thaj po njesoj. Kur merziten njerzit ju thote “do t’i hapim gjerat…”, pastaj kur gezohen ju thote “Nuk duhet te dalim, se kthehemi mbrapa …”. Keta jane duke i bere zbor njerzve te pergjumur.

  5. Shqiptaret jane kthyer ne kavje te turpshme. Kush pranon te kthehet ne krimb nuk mund te ankohet pse e shkelin me kembe, qofte edhe nga Elisa Spiropali e Ulthi Manja. Nese dikush tall bythen me popullin, nuk eshte merite e tij, por e popullit

  6. Ti e ke te garantuar per vete ,po ne te njejtit si ty si tja bejme se tepsine e kemi bosh ,edhe nje vize qe ishte e thethiu Erion Brace ,ti ndalove dhe fundjaven ,duron dote Spirolenka pa pake ashtu, he si thua,o Kasterbe ,Odisea I libofshes po liroje more,apo ti ske faj fajin e ka komiteti qendror I rilindjes.

  7. No comment. Ketij i lumt bytha me kete tallje trapi qe po ben. Kete fut e nxirr njerzit nga shpia me orar e me dit e me fundjava se ka bere asnje shtet qe ka popullsi me dhjetra fish me shume se ne e as noj shok i tij diktator ne glob.

    Meriten per kete idiot ne krye te qeverise e idiotesite e tij te frikshme e ka vete populli. Fatkeqesisht, cdo popull meriton qeverine qe ka. Po perderisa i durojne keto marrezira e kete vjedhje, ky grupim shoqeror smund te quhet me popull por kope delesh.

  8. A ke nje strategjit per kete “lufte” ti mor i biri i Anetes ? Apo sheh enderra ne drek dhe pastaj jep urdhera . Nuk mund te jepen urdhrat ne minut te fundit o i gjati ine . Njerezit duhet te pregatiten dhe te marrin masa me pare dhe jo ne çast te fundit se keshtu te pelqen ty . Mos valle po luan me njerezine dhe durimin e tyre ? Mos je gje sadist ?
    Shpresoj qe jo , ne te kundert do ta marresh kusurin . Karma eshte si e verteta , vonon por nuk harron o i gjati ine .

  9. Te lumte kryeminister , asnje ne bote nuk e le 3 dit brenda popullin si ne burg por kjo eshte nje tallje e madhe nga ju se virusi nuk del as me orare dhe as me fundjava ne natyre . ti e ke te sigurt pazarin gatimin punen kurse ne po shtim fall se fillon apo jo . shpresojme te dalesh ti pa pune vitin tjeter dhe te izolojne ne surrel per aq muaj sa na ke izoluar.

    Shiko kush nga vendet ne bote me kaq viktima sa ne ka marre te tilla masa .

    si ngjitet me shume virusi jot kur del ne kembe apo kur je brenda ne makine ?

  10. Nuk e ka fajin ky joooo. Fajim e ka Luis Ejlli qe ia dhjeu keqas dhe pa diskutim e ka fajin Berisha.

  11. Fillimisht, Kryeministri Rama u predikoi me ironi njerëzve të biznesit të shesin vilat e makinat luksoze për të paguar rrogat e punonjësve.

    Pastaj, kryebashkiaku Veliaj tregoi zell edhe më të madh: “Shit makinën! Ndihmat janë për punëtorët që të bënë të pasur!”

    Teoria se është puna e punëtorëve ajo që krijon vlerën e produktit, e cila pastaj përvetësohet padrejtësisht nga kapitalisti, është thelbi i teorisë ekonomike marksiste, e cila tashmë është diskredituar plotësisht në teori dhe praktikë. Por, Veliaj dhe Rama nuk po e predikojnë atë nga ndonjë frymëzim intelektual, aq më pak marksist, pasi ata nuk kanë ndonjë formim ideologjik.

    Qëllim i tyre është pragmatik propagandistik: ndërsa qindra mijëra shqiptarë po varfërohen nga kriza, Rama dhe Veliaj duan të identifikohen me ta dhe vuajtjet e tyre, dhe të distancohen sa më shumë, në dukje, nga një grup biznesmenësh të perceptuar gjerësisht si të pasuruar për shkak të lidhjeve me politikën.

    Në një ekonomi të tregut të lirë pët t’u pasuruar duhet të ofrosh një mall apo shërbim që njerëzit me vullnet të lirë e shkëmbejnë me paratë e tyre, sepse ky shkëmbim, pra blerja, përmirëson mirëqenien e tyre.

    Ky është thelbi i kapitalizmit: shkëmbimi i lirë, me vullnet të lirë, që përmirëson të dyja palët që shkëmbejnë.

    Nëse një shkëmbim nuk e përmirëson gjendjen e tyre, njerëzit nuk zgjedhin ta kryejnë atë me vullnetin e tyre.

    As Apple dhe as Samsung nuk na detyron me forcë të blejmë një telefon celular, nëse pas blerjes nuk ndjehemi më mirë se më parë, edhe pse nuk harrojmë të ankohemi për shtrenjtësinë e tij.

    Një celular, sidomos një markë e njohur, është produkt i shtrenjtë, por, prapë, miliarda njerëz, të varfër e të pasur, heqin dorë nga qindra e mijëra dollarë për një të tillë.

    Arsyeja është e thjeshtë: ata janë më mirë me një celular në dorë se sa me paratë e pashpenzuara të celularit në xhep apo në bankë.

    Celularët kanë përmirësuar jetën e njerëzve: kanë ulur koston dhe kanë forcuar marrëdhëniet njerëzore, biznesin, demokracinë, median, arsimin, shëndetësinë, etj.

    Duke përmirësuar jetën e njerëzve, celularët kanë pasuruar pronarët e kompanive që i prodhojnë ato.

    Në një ekonomi të lirë, nëse dikush është pasuruar, do të thotë se ai ka ofruar një të mirë, mall apo shërbim, e cila ka përmirësuar mirëqenien e shumë njerëzve.

    Sepse, në një ekonomi të tregut të lirë, e vetmja mënyrë për të bërë para është t’u ofrosh njerëzve diçka për të cilën ata janë gati të heqin dorë nga këto para.

    Por në një treg të lirë ka shumë të tjerë që duan t’u shesin njerëzve produkte të ngjashme, ndaj që t’u shesësh njerëzve duhet të përpiqesh vazhdimisht që produkti yt të jetë për ta më i mirë ose më i lirë se ai i të tjerëve, ndërkohë që edhe të tjerët mundohen të bëjnë të njëjtën gjë.

    Biznesmenët rendin çdo ditë drejt punëve të tyre jo për t’u pasuruar, jo për të rritur fitimet, por, para së gjithash, për të mos humbur, për të mos dalë nga tregu, për të mos falimentuar, duke e ditur se shumë të tjerë përpiqen t’u ofrojnë klientëve të tyre produkte më të mira dhe më të lira se të tyret.

    Në një ekonomi të lirë tregu nuk ka rëndësi sa i madh je, sa shumë shet, sa para ke: nëse nuk përmirëson vazhdimisht produktin, nëse nuk ul vazhdimisht kostot, nëse nuk kënaq vazhdimisht shijet gjithnjë në ndryshim të klientëve, je i destinuar të shkatërrohesh.

    Magjia e konkurencës së lirë nuk është se nxjerr në krye gjithmonë më të mirët, por sepse përgjithësisht eleminon, shkatërron më të keqinjtë. Tregu i lirë përzë më pak produktivët, më të prapambeturit, duke favorizuar të renë që çon në përparim dhe zhvillim përmes “shkatërrimit ndërtues”.

    Kështu u shkatërruan Nokia, Blackberry, Yahoo, apo MySpace—deri një dekadë më parë pionerët dhe sunduesit botërorë në sektorët e tyre—sepse mbetën mbrapa dhe nuk përmirësuan dot shpejt produktet e tyre, çfarë e bënë Iphone, Samsung, Google e Facebook që sot kanë zënë vendin e tyre.

    Çdo biznes i suksesshëm ka fituar në një betejë të pamëshirshme për të marrë miratimin e konsumatorëve egoistë që nuk kanë asnjë interes tjetër veç mirëqenies së tyre.

    Në një ekonomi të lirë tregu, Bentlat dhe Mercedesat, që sulmon Rama dhe Veliaj, nuk janë rezultat i shfrytëzimit të punëtorëve, por i mundit, talentit dhe kurajës për të rrezikuar të sipërmarrësve që përmirësojnë jetën e të tjerëve me produktet e tyre.

    Bentli është trofeu i dukshëm (dhe ndoshta vanitoz) i suksesit për t’u dhënë njerëzve atë që duan duke përmirësuar jetët e tyre.

    Nëse të pasurve u hiqet mundësia të gëzojnë frutet e këtij suksesi, qoftë edhe trofejtë luksozë e vanitozë, ata do kenë më pak nxitje për të punuar, zhvilluar e përmirësuar produktet. Kjo do të ishte e keqe jo vetëm për ta, por të gjithë njerëzit.

    Natyrisht, në një ekonomi të tregut të lirë.

    Në një ekonomi ku nuk ka treg të lirë, ka një tjetër mënyrë për t’u bërë me Bentli: eleminimit të konkurentëve me metoda jokonkuruese.

    Në ekonominë e krimit, konkurentët eleminohen me armë; në shoqëritë e korruptuara konkurentët eleminohen me anë të qeverisë.

    Në këto shoqëri suksesin e biznesit nuk e vendos tregu, por qeveria—ndaj sipërmarrësit braktisin përpjekjet për të përmirësuar produktet e tyre, për të investuar në kultivimin e marrëdhënieve me qeveritarët, nga financimi i karrierave dhe fushatave politike tek mbushja e llogarive të tyre private.

    Për shembull, një ndërtues i dhuron kryetarit të bashkisë një vilë luksoze, me vlerë qindra mijëra euro, në një kompleks ekskluziv banimi, dhe si shpërblim merr prej tij, pa konkurencë, një kontratë publike për të asfaltuar rrugët e qytetit, me çmim disa herë më të lartë se i tregut, dhe pastaj e ndërton rrugën jashtë çdo standardi duke përvetësuar fondet.

    Ndërtuesi nuk merr asnjë rrezik, nuk investon asgjë dhe fiton shumë.

    Bentli që ai ble pastaj, me paratë e fituara nga kontrata, është trofe i shkatërrimit të konkurencës duke përdorur shtetin dhe jo trofe i punës, talentit dhe marrjes së rrezikut prej tij.

    Këtë biznesmen e bëjnë të pasur vërtet punëtorët, por jo punëtorët e tij, por ata të gjithë Shqipërisë, taksat e të cilëve financojnë vilën e politikanit dhe Bentlin e biznesmenit, ndërsa vetë punëtorëve u mbeten gropat në rrugë dhe në financat publike.

    Ky është problemi themelor i Shqipërisë së sotme, korrupsioni që ka arritur nivelin e tij më të lartë teorik dhe praktik: kapjen totale të shtetit nga një grusht njerëz të biznesit, medias dhe krimit.

    Rezultati i kësaj kapjeje është shkatërrimi i demokracisë dhe tregut të lirë, dhe vendosja e sundimit të një karteli të vogël politikanësh e biznesmenësh mbi qeverisjen dhe ekonominë.

    Format e emrat e këtij përçudnimi të kapitalizmit janë të shumëllojshme si markat e makinave luksoze: ‘kapitalizmi i miqve’, ‘kapitalizmi klientelist’, ‘kapitalizmi korporatist’ ‘kapitalizmi rentier’ ‘kapitalizmi grabitqar’, ‘kapitalizmi parazitar’.

    Thelbi është gjithmonë i njëjtë: suksesi në treg nuk përcaktohet nga marrja e rreziqeve dhe konkurenca, por nga lidhjet me politikën.

    Rama dhe Veliaj nuk duan të prekin këtë model—ata janë vetë pjesë e rëndësishme e kartelit që sundon politikën dhe ekonominë.

    Ata duan të fshehin ekzistencën e kartelit, në një kohë kur populli po bëhet më i vetëdijshëm për varfërinë e tij dhe mund të rrezikojë sundimin e kartelit.

    Prandaj kënga e revoltës së Ramës dhe Veliajt ndaj Bentlave është thjesht një këngë sirenash që kërkojnë të joshin njerëzit për t’i mbajtur ata të nënshtruar dhe të varfër.

    Nertitan Sejamini/Exit.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *