• |
ide | kryesore

A është penduar Dafina për ndarjen nga Dj Geek?

Paparazzi, Slider



Ndarja e Dafina Zeqirit dhe Dj Geek, ishte një lajm i papritur për të gjithë fansat e këngëtares, duke qenë se ajo kishte vetëm pak muaj që e kishte bërë publike lidhjen e re.

Lajmin e konfirmoi vetë Dafina për revistën Story, ku dha dhe arsyet pse i dha fund romancës! Por pak orë pasi u bë publik lajmi, këngëtarja nisi t’i bënte publicitet këngës së saj më të re “Një herë në jetë”, duke publikuar disa pjesë teksti që të bëjnë te mendosh se janë dedikime për ish-in.

“A je pendu?” dhe “Unë e di që ty t’mundon”, janë disa vargje që duket sikur lidhen me gjendjen aktuale shpirtërore të Dafit.

Pas ndarjes, këngëtarja tregoi se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës, dhe ajo padyshim vendosi për të parën. Duke shpjeguar arsyet pse i dha fund romancës, Dafina tregoi rëndësinë e shpëtimit të marrëdhënies në ekipin e saj të punës, që për të është si familje.

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehur këngëtarja.

Dj Geek nuk ka reaguar ende në lidhje me ndarjen, por në Instagram mungojnë postimet e fundit për këngën e re të Dafinës, projekte të së cilës ai u bënte gjithmonë jehonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *