• |
ide | kryesore

Tebas shuan ëndërrat e tifozëve blaugrana: “Barcellona nuk mund të blejë Lautaro ose Neymar”

Sport



As Lautaro Martinez e as brazilianin e shumë dëshiruar Neymar: Barcellona nuk mund ti lejojë vetes operacione merkato në të tilla përmasa sepse në këtë moment, lëvizje të tilla për lojtarë të këtij kalibri, me vlera hiper-milionere janë thjesht të pamundur. Një opinion, ose më saktë, një siguri e shprehur në mënyrë direkte nga presidenti i Liga-s spanjolle Javier Tebas, që për shkak të emergjencës koronavirus parashikon se në sezonin e ardhshëm të merkatos “do të ketë shumë shkëmbime”. E kështu, duke përjashtuar ndonjë cudi, janë për tu përjashtuar tratativat që sjellin në lëvrim të jashtëzakonshëm parash.

“Nuk është e vërtetë që aktualisht Barcellona po negocion blerjen e këtyre dy lojtarëve ” ka saktësuar Tebas. “Të gjithë klubet janë tani të përqendruar se kur sezonin mund të rinisë e jo mbi fushatën e blerjeve të ardhshme. Transferimet nuk janë një prioritet i klubeve europiane në këtë fazë. Të gjithë duan të limitojnë dëmet e lidhura me ndalimin e aktivitetetve e sot është e pamundur të mendosh për operacione të tilla”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *