• |
ide | kryesore

Maluma flet për ndjenjat ndaj Kendall Jenner

Paparazzi, Slider



Superstari 26-vjeçar dha një intervistë për Access Hollywood dhe tha qartazi se e ka fiksim Kendall Jenner. “Të gjithë e dinë se Kendall Jenner është fiksimi im. Dhe do e them prapë, e kam fiksim,” tha ai.

Dyshja u njoh gjatë një shërbimi fotografik për Calvin Klein dhe sipas Malumës, Kendall e kuptoi fare mirë sa i dhënë është ai pas saj. “Po fotografoheshim bashkë. Ajo më pa dhe unë u bëra nervoz. Jam i bindur që e vuri re, patjetër,” tha Maluma.

Maluma do një të dashur, thjesht jo tani. “Nuk dua të lidhem në këtë moment. Jam shumë i fokusuar,” tha ai. “Dua një të dashur. Dua të martohem një ditë. Dua të krijoj familje – është një ëndërr e imja – por jam shumë i vogël. Sapo mbusha 26 vjeç dhe nuk mendoj se dua këtë gjë tani. Jam në fillim të karrierës.” “Sigurisht, një ditë do gjej dashurinë e jetës sime, do këndoj për të, me kitarë dhe do plakem krah asaj, por tani për tani, dua gjëra të tjera,” përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *