• |
ide | kryesore

Nga 27 prilli hapen disa biznese, Manastirliu tregon listën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ashtu siç ishte paralajmëruar dhe më herët, duke nisur nga 27 prilli, (e hënë) do të hapen disa biznese. Ky fakt është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila në një konferencë për mediat se bëri të ditur edhe llojet e bizneseve që do të hapen.

Ministrja tha se këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.

“Ashtu sic kemi lajmeruar, te henen ne date 27 prill do te lejohen te ushtrojne aktiviteet bizneset si me poshte:
Dyqanet e veshjeve

Të tekstileve

Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure

Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë

Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara

Shërbimi Taxi

Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.

Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hene, gjendet e plotë në portalin E-Albania.

Keto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.

Lista e protokolleve te sigurise te pergjithshme dhe specifike sipas klasifikimit te riskut per bizneset e siperpermendura gjendet ne portalin e-albania dhe eshte e detyrueshme per cdo biznes te hapur.”, tha ministrja.



2 Comments

  1. O ty te qifshin edhe qente e rruges moj bazhelle ,po kur tall edhe ti gopin ,te erdhi dita jepi nga 90 min ne 120 thote ,po pyet njehere ne vendet e tjera si veprohet mos na bej kaq qorra moj rrace e felliqur ,shiko dhe bej sa me shume teste ,dhe i lini njerezit te dalin te punojne se po pllakos uria,apo ti per vete se vret mendjen se ke vjedhin sa ke dashur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *