• |
ide | kryesore

Buletin App, Lajmet e Tua te Personalizuara

Arkiva, Lajme, Të fundit



Buletin është krijuar me synim revolucionalizimin e mënyrës së të
informuarit të shqiptarëve në mbarë botën. Ky aplikacion përmbledh të
gjitha lajmet që doni të lexoni, nga burimet më të rëndësishme në vend,
dhe i grupon ato sipas temave, duke ju dhënë mundësinë të zgjidhni të
preferuarat tuaja.

Tashmë, ditët kur duhet të humbisnit kohë duke kaluar nga një website lajmesh në tjetrin kanë marrë fund. Buletin ofron formatin më të shpejtë dhe të lehtë për t’ u njohur me ngjarjet e ditës në shtypin shqiptar duke ofruar të gjithë botën e lajmeve në shqip brenda një aplikacioni të vetëm, që përfshin lajmet kryesore, ekonomi, financë, zbavitje, editoriale, teknologji, modë, sport dhe një larmishmëri të gjerë kategorish.

Buletin kombinon një dizajn të pasur dhe përfshirës me një
interaktivitet dhe lehtësi përdorimi unike, duke ju lejuar të shijoni artikuj që reflektojnë stilin dhe karakterin e burimit nga vijnë në një format të unifikuar, të këndshëm për syrin e të lehtë për tu lexuar falë madhësive të ndryshme të shkrimit të ofruara.

Politikë apo Art , Financë apo Muzikë, Demokrat apo Socialist, përdoruesit kanë në dorë të përzgjedhin e të lexojnë vetëm temat apo burimet që ju interesojnë, duke krijuar kështu gazetën e tyre të personalizuar.

Shumëllojshmëria e lajmeve nga burime si: Gazeta Tema, Ballkan Web, Opinion.al, Java News , Le Monde Diplomatique Shqip, Geek Room, Top Channel,Klan Tv, Gazeta Express, Telegraf.com e shumë të tjerë, përditësohet çdo sekondë për të sjellë tek përdoruesit ngjarjen më të fundit në kohë reale.

Ky aplikacion inovativ ofron gjithashtu mundësinë për të ruajtur
artikujt e lajmeve të cilat do parapëlqenit të rilexonit në një kohë
tjetër. Gjithashtu, i lejon përdoruesit të ndajë artikujt me miqtë e
tij/saj përmes mediave të ndryshme sociale.

Buletin sjell bukurinë vizuale dhe tipografike të gazetave të
shtypura në ekranet tuaja: shijoni histori interaktive dhe përfshirëse,
galeri të pasura me fotografi, video dhe animacion. Artikujt janë të
optimizuar për iPhone, Android dhe iPad, gjë që do t’ju mundësojë një
eksperiencë të mrekullueshme leximi me cilindo mjet të përdorni.

Njoftimet e përditesimit do tu mbajne ne kontakt me artikujt me te lexuar ne Buletin dhe qe nuk duhet ti humbisni.

Buletin është i thjeshtë për t’ u shkarkuar dhe pa pagesë. Tashmë është në dispozicion në Apple App Store dhe Google Play Store. Zhytuni dhe eksploroni këtë botë të re, dhe për herë të parë do të ndjeheni të informuar 360 gradë. /Gazeta Express 



5 Comments

  1. E lexova artikullin, por midis mediave/gazetave ka nje mungese thelbesore, lidhja direkete me fb e liderit suprem.
    90% te lajmeve kalojne nga fb surrelit, po se pasquruat them se do informohemi keq

  2. Lapsi, me vjen keq qe keni rene kaq poshte sa te merrni 2 euro per reklama te tilla. E di qe ka mungese lekesh, po mos e ulni kaq poshte piacen sa te permbendi “gazeten” Tema

  3. Flm per buletinin e partise. Tani pellum pipeeon e keni edhe ne australi zelande e re. Tualet palla ne kanada, rucispicka ne rusi on line live.
    As sudani nuk na do per koloni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *