• |
ide | kryesore

Kërkoi “pagën e luftës”, pronari e plagos me thikë në mes të Tiranës

Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet ku një i ri mbeti i plagosur me thikë. BalkanWeb raporton se plagosja e 23-vjeçarit Renato Shaulli ka ndodhur pas një sherri për rrogën e këtij të fundit.

Pasi qeveria vendosi që të mbyllë bizneset, mes tyre edhe fast-food-et, (përveç shërbimit taxi), shumë punonjës mbetën të izoluar në shtëpi. Shaulli ishte paraqitur aty për të marrë rrogën në fast food-in ku punonte, por pronari nuk i dha gjë.

Në debat e sipër ai ka kërkuar me ngulm që të ishte mes përfituesve të “pagës së luftës”, pasi theksonte se i takonte. Pasi janë konfiktuar verbalisht dhe më pas edhe me grushte me njëri-tjetrin, pronari i biznesit, bashke me një person tjetër, kanë goditur me thikë të riun, duke e plagosur rëndë.

Ky i fundit ka marrë plagë në brinjë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me ngjarjen e rëndë u arrestuan dy të rinj, Reis Osmërija, 21 vjeç dhe Alban Gaçi, 27 vjeç.



4 Comments

  1. Ja pasojat reale te kesaj ndyresie te fëlliqur qe quhet “korona”, trute e gomarit ju kane hedhur, do ju vrasin të gjithëve.

  2. Cfare thoni aman se ka fajin korona, por ata *pronare * qe e para sduan te paguajne puntorin, edhe e dyta me e keqe eshte se sduan as pagen e luftes qe quhet. te cilin e jep shteti edhe jo keta palo pronare,
    E kam thene edhe me para, shqiptaret te mos ankohen kure nga greku edhe italiani, apo gjermani, se po te shikosh me thelle, pronaret shqiptare i kane kthyer shqiptaret ne skllever, kur i paguajne pa sigurime shoqerore, por keshe ne dore, qe e flak ne rruge kur te doje, por jane edhe gabimet e shqiptareve qe e lejojne veten te shkojne deri aty, edhe i kuptoje halli qe i ka zene, por nje gje eshte e vertet kur keta pronare do kerkojne puntore edhe nuk ka se kushte nuk ja u plotesojne do detyrohen qe neser te plotesojne ato kushte me themeltare qe ka ligji

  3. Enver Hoxha respekte per ty o figure e nderuar e ketij populli, mbase jo me pak se Skenderbeu. Me fal qe ne vitet 90 kam qene nder ta qe kam perlyer vepren dhe emrin tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *