• |
ide | kryesore

Plagosje me armë në Shkodër, 30-vjeçari merr plumba në qafë dhe dorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së re të Bunës, ndërsa nuk dihen enden shkaqet e plagosjes.

Nga të dhënat e para mësohet se ka mbetur i plagosur 30-vjeçari Gëzim Bici, i cili ndodhet në reanimacion, pasi ka marrë plumba në qafë dhe dorë.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorëve të kësaj plagosjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *