• |
ide | kryesore

Rama: Do të zgjerojmë hartën e zonave të gjelbërta

Lajme, Të fundit



Në komunikimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama lajmëroi se do zgjerohet harta e zonave të gjelbërta, por përjashtoi Tiranën për momentin.

“Ka disa zona të tjëra që mendojmë se i plotësojnë kriteret. Tirana në këtë moment mbetet zonë delicate dhe për këtë arsye nuk përfshihet. Deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do të lajmërojmë për zona të tjera të gjelbërta”,- tha Rama.

Sipas kryeministrit pas 11 majit parashikohet të ketë disa lehtësime të tjera sa I përket lëvizjes.

“Dëgjoj vërejtet e disave dhe më duket sikur nuk jetojnë në këtë planet. Faktikisht është e gjithë bota kështu. Masat e lehtësuara në Greqi nuk e lejojnë lëvizjen nga prefektura në prefekturë. Të bëjmë durim, të shohim që procesi po vazhdon dhe jemi të suksesshëm në frontin me armikun e përbashkët, e gjithë sakrifica mund të zhbëhet nëse hapemi për një javë pa kujdes. Deri pas kësaj jave dhe javën në vijim ne do të bëjmë një analizë të thellë, do ballafaqohemi edhe me komitetin për hapjen e mëtejshme të koridoreve tokësore dhe ajrore. Në 11 maj do kemi lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Në javën e ardhshme do shikojmë të gjithë elementët”,- shtoi ai.



5 Comments

  1. OBSH-ja del me deklarate shtypi vetëm një here në dite, ndersa PD-ja del në deklarata shtypi cdo një ore dhe për cdo gjë që lidhet me Covid 19.

    Asnje opozitë në botë nuk prodhon politikē nga Pandemija me përjashtim të Lulzim Bashës, Sali Berishës.
    Aq rëndë e kanë situatën sa po nxjerrin Albana Vokshin të flas për Covid çdo ditë.

  2. Ne fillim nxjerr keta lepiresit qe te leshojne “bomben” dhe pastaj vepron duke pare reagimet e miletit . E ke bere disa here kete loje o i gjati ine . ke deshire te lozesh si macja me miun me kete popull por kujdes!
    NUK KE PARE GJE AKOMA o i gjati ine . Une do kisha deshire qe ti ta beje kete qe thote z.Beqaj o i gjati ine . Plotesoja deshiren atij dhe njekohesisht ploteso edhe deshiren tende te fshehur . Se ne gjithçka qe ke bere deri tani ke treguar se armik te pare ke popullin tend . Tani , ul rrogat dhe pensionet qe te hyshe ne histori si kryeministri i vetem ne rruzullin tokesor qe ne tete vjet jo qe nuk i rriti rrogat as edhe nje qindarke por veçse i ule ato . z. Kryeminister uli pagat dhe pensionet ne menyre qe te njohin te gjithe se kush je ne te vertete . Uli o i gjati ine uli , ne menyre qe njerezia ta kuptoje sesa menxyre ke ne zemren dhe shpirtin tend .

  3. Sa e vrisni mendjen, populli sa me i varfer dhe i pashkolle aq me, i bindur eshte. Preferon nje pako makarona dhurate sesa nje pune me djerse.

  4. Ne gjykaten e larte ka 35.000 dosje. Ne rrjetet sociale amb. am. njofton se ne bashkepunim me usaid do te punesoj nje grup shum te ” afte” avokatesh qe te ndihmoj….. shpresoj qe kur mema te kete probleme dhe nevoj per ndihme dhe ne te ndihmojme me “ekspertet” tane pellazgjike dretesin e memes son zemergjere. cfare ti qash me par ketij vendi une nuk e di. kete vetem ilirjanet mund ta kuptojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *