• |
ide | kryesore

Dafina Zeqiri publikon detaje nga projekti ndërkombëtar

Paparazzi, Slider



Menjëherë pas ndarjes së bujshme nga partneri Dj Geek, këngëtarja Dafina Zeqiri iu fut punës për të përfunduar bashkëpunimin ndërkombëtar me dy artistët e njohur, Hamza një reper me origjinë belge dhe producentin OzTouch.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo tërhoqi vëmendjen e ndjekësve me vargjet e shkuara krahas një fotoje, të cilat u panë si dedikim për Dj Geek pas ndarjes.Unë e di që ty t’mundon….”- shkruante Dafina krahas fotos, fjalë që në fakt janë pjesë e tekstit të këngës së re.

Ende nuk dihet nëse kënga e re është një dedikim për dashurinë e saj të përfunduar, mirëpo diçka është e sigurt! Do të jetë hiti i ri i karantinës!

Dafina ndau në Instagram një pjesë të projektit të ri shumë ritmik dhe ndjekësit po e dashurojnë që tani.

Këngëtarja ende nuk ka bërë publike një datë zyrtare për këngën e re, megjithatë ne shpresojmë që ky projekt të vijë sa më shpejt për të na shoqëruar gjatë këtyre ditëve në izolim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *