• |
ide | kryesore

“I vogël lypja në rrugë” Evra tregon fëmijërinë e vështirë që askush nuk e dinte

Sport



Të gjithë janë mësuar ta shohin si një yll, një showman. Por jeta e Patrice Evra, ish-mbrojtësi i jashtëzakonshëm i Manchester United, Juventus e Kombëtares franceze, nuk ka qenë gjithnjë e bukur. E ka pranuar vetë 39 vjecari për mikrofonët e Podcast-it zyrtar të Red Devils e i publikuar nga Mirror. “Nuk kam asnjë problem të them se kam patur një fëmijëri të vështirë”, ka rrëfyer Evra mbi jetën e tij në Francë, kur si fëmijë luftonte shpesh edhe për tu ushqyer.

“Kisha shumë vëllezër e motra e të jetoje në rrugë nuk ishte e lehtë. Kujtoj që vëllai im Dominic punonte tek McDonald’s. Një herë shkova kur ishte gjatë pushimit dhe më dha ai për të ngrënë. Nuk kam frikë ta them. Nuk më vjen turp të pranoj se më ka ndodhur edhe të kërkoj lëmoshë. Jam ndalur shpesh para dyqaneve e kur kalonin njerëz shpesh i kërkoja nëse mund të të më jepnin dicka, një paund. Ndonjëherë më jepnin para, ndonjëherë jo. Doja vetëm të blija një panine. Ishte një moment i vështirë”.

Por si zakonisht edhe tani, Evra i ka kaluar vështirësitë me buzëqeshje: “Isha sidoqoftë i lumtur. Jam ndjerë shpesh me fat. Nuk do të ndryshoja asgjë, do të lija gjithcka sic ishte, sepse më ka bërë personin që jam sot. Disa shohin atë që jam sot e shohin një yll. Por në realitet kam mësuar shumë në rrugë e më ka ndihmuar të bëhem më i fortë. Nuk jam një viktimë. Nuk jam i trishtuar as të ndjejnë dashuri për atë që po them tani, por është e vërteta. Objektivi im është të motivoj fëmijët të mos heqin dorë kurrë, cfarëdo të ndodhë. Nëse beson në vetvete, mund të bësh gjithcka. Kjo është e gjitha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *