• |
ide | kryesore

Fotografi tregon cila pjesë e trupit nuk i pëlqen Meghan që ta fotografojnë

Paparazzi, Slider



Një fotograf dhe kameraman që ka bashkëpunuar me Meghan Markle përpara se ajo të njihej me bashkëshortin e saj Princin Harry, ka zbuluar se Meghan quhej “princeshë” pa qenë e tillë, për sjelljen e saj si një divë e vështirë me kërkesa të shumta gjatë xhirimeve.Sipas kameramanit profesionist i cili ka folur për DailyMail, Meghan vepronte mbi bazën e një sërë rregullave të rrepta – përfshirë edhe atë për të mos fotografuar këmbët e saj.

Këmbët e 38-vjeçares u bënë një temë e nxehtë e bisedës pasi ajo hoqi këpucët gjatë një turneu mbretëror në Zelandën e Re në vitin 2018, duke zbuluar një shenjë që mund të kishte mbetur nga një ndërhyrje.

Dhe pas kësaj u bë e qartë për ekipin e fotografit se, Meghan i urren këmbët e saj.

Aktorja e serialit “Suits” gjithashtu kishte këmbëngulur të kishte shampanjë të shtrenjtë në xhirime dhe t’i jepej miratimi i plotë mbi të gjitha pamjet, duke vepruar si një superstar.

“Ajo ishte shumë e mirë dhe e ashpër”, shpjegoi fotografi. “Ajo ishte e vështirë dhe shumë kërkuese”.

Kjo vjen pasi DailyMail.com ka zbuluar disa foto mahnitëse të Meghan në Nju Jork për një faqe interneti që lidhet me modën dhe bukurinë.

“Njerëzit më thanë: ‘përgatitu sepse ajo e tepron. Ata e quanin atë princeshë’”.

“Kur e pashë, menjëherë nga momenti kur arriti, as që e dija se kush ishte dhe ajo po vepronte si divë. Ishte qëndrimi, mënyra sesi bisedonte me njerëzit, rregullat. Ajo erdhi e veshur me një kapelë bejsbolli, duke fshehur fytyrën dhe ulur kokën poshtë”, vijon fotografi duke këmbëngulur të qëndrojë sekret emri i tij.

/Daily Mail



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *