• |
ide | kryesore

Napoli, Mertens bën tamponin: “Jam tifoz i infermierëve. Njëri prej tyre më tregoi momentin më të vështirë”

Sport



Dries Mertens mbush 33-vjeç sot dhe mund të jetë i lumtur, sepse së shpejti do të jetë në gjendje të rikthehet në stërvitje me Napolin. Së pari, sidoqoftë, tamponi për Covid-19 sipas protokollit dhe pikërisht për këtë test të cilin e kreu ditën e djeshme belgu ka treguar se si shkoi: “Një infermier ishte në derën time dhe ishte i lumtur, sepse vajza e tij është një tifoze e madhe e imja. Por i thashë: unë jam tifozi juaj sepse respektoj atë që ju bëni”.

“Cila është gjëja më e vështirë që keni kaluar? – ishte pyetja e Mertens drejtuar punonjësit të shëndetësisë në tregimin e thënë për portalin belg voetbalkrant.com – Dhe ai më tha që kur kthehet në shtëpi nuk mund të përqafojë fëmijët e tij, sepse punon në spital, një situatë me të vërtetë e keqe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *