• |
ide | kryesore

Amber Heard humb njeriun e dashur nga jeta

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktores së njohur, Amber Heard i ka vdekur nëna në moshën 64-vjeçare, shkruajnë mediat.

 Lajmin e ka bërë të ditur aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram ku me emocion tregon se sa e mërzitur është teksa ndan këtë lajm të trishtë. “Jam zemërthyer dhe e pikëlluar tej mase nga humbja e nënës sime, Paige Heard. Ajo na la shumë herët, duke lënë pas kujtimin e shpirtit të saj të bukur dhe të butë. Do të na mungojë shumë nga thellësia e zemrës. Personaliteti i dashur dhe zemra e saj e pastër, e bënin atë gruan më të bukur që e kam njohur në jetë. E kam vështirë ta imagjinojë jetën pa të, por ndihem krenare që isha vajza e saj dhe e pata mundësinë ta shijoja zgjuarsinë dhe dashurinë e saj për 34 vjet”, u shpreh ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *