• |
ide | kryesore

Komploti Koronavirus, bashkohet edhe Sol Campbell: “Është krijuar qëllimisht”

-Instant, Sport



Bota vazhdon të jetë skeptike mbi efektet e pandemisë së koronavirus e sidomos në Mbretërinë e Bashkuar, pozicionimet janë nga më ekstravagantet. Në ditët e kaluara bëri zhurmë deklarata e mbrojtësit të Liverpool Lovren kundër Bill Gates. Kroati ka shpërndarë në rrjetet sociale një status ku i referohej direkt krijuesit të Microsoft: “Game over Bill. Njerëzit nuk janë të verbër!”. Një mesazh mbështetës ndaj teorive të komplotit që e shohin ish-njeriun më të pasur të planetit si krijues të virusit, i shpërndarë përmes teknologjisë 5G e i kurueshëm me vaksina që kanë brenda mikrocip për ti kontrolluar të gjithë.

Nuk shtyhet deri në këtë pikë Sol Campbell, por edhe ish-mbrojtësi i Tottenham, Arsenal e kombëtares angleze thotë argumentin e tij për Covid-19, duke shkaktuar një valë polemikash. Campbell ka shpërndarë në Tëitter një artikull të Guardian që shpjegon se, sipas të dhënave të marra nga zyra kombëtare e statistikave britanike, popullsia me ngjyrë rrezikon të vdesë nga koronavirus katër herë më shumë se popullsia e bardhë e me origjinë orientale, ndërsa në mes të rrugës janë britanikët me origjinë indiane ose pakistaneze. Natyrisht, shpjegon Guardian, në motivet e kësaj diferencë duhen marrë në konsideratë gjendjet ekonomike e diferencat e përgjithshme shëndetësore mes të sëmurëve të ndryshëm.

Campbell lexon në statistika një të dhënë që e komenton ashpër: “Ky virus është një gabim i natyrës apo është krijuar qëllimisht? Pyes veten nëse ky virus sulmon lirisht disa grupe të caktuara gjaku…”. Ajo që lë të kuptojë anglezi është se fakti që më keq për shkak të virusit po e pëson popullësia me ngjyrë, mund të jetë objektivi i vërtetë i atij që ka “krijuar” Covid-19. Postimi nuk është pritur mirë nga ndjekësit e anglezit, që kanë nisur ta tallin apo kritikojnë për një qendrim kaq komplotist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *