• |
ide | kryesore

Rangnick del hapur për pankinën e Milan: shansi i Piolit është rifillimi

-Instant, Sport



Në nëntor erdhën zërat e parë, pastaj disa konfirmime deri dje kur Ralf Rangnick doli përfundimisht hapur: “Po, kemi folur. Unë në pankinën e Milan? Nuk e përjashtoj”, ishin fjalët e teknikut gjerman për Bild. Tekniku, që tani është shefi i departimentit të futbollit të Red Bull, i pëlqen shumë Gazidis që dëshiron ti besojë përvec pankinës edhe rolin e drejtorit sportiv, si një menaxher anglez. Këtu nisën përplasjet me Boban, që vendosi të largohej nga klubi e Maldinin (“Nuk është profili i duhur për Milan”). Tani situata është në një rebus për shkak të emergjencës covid-19 që ka ngadalësuar planet e shoqërisë kuqezi.

Në mes është edhe Stefano Pioli që pret të njohë fatin e tij. Maldini e Massara shtyjnë për rikonfirmimin, por fjala e fundit i takon Elliott, e kështu Gazidis. Shumë do të varet edhe nga fakti nëse do të rinisë kampionati apo jo: me rifillimin tekniku italian do të kishte një shans më shumë për të luajtur rikonfirmimin në fushë. Për momentin duket një garë dyshe për pankinën kuqezi. Loë cost zgjedhja e vazhdimësisë, ndërsa ekonomikisht shumë më e kushtueshme të kthehesh nga Rangnick që ka kërkuar garanci për të ndërtuar një skuadër të madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *