• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Këta janë shqiptarët e laboratorit të drogës në Itali

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë kanë rënë në pranga te policisë italiane, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar Alfred Tusha, 28-vjeç dhe Leonard Spahiu, 40-vjeç. Ata u arrestuan në një laborator droge, në Montesilvano të Pescara, ku bënin përgatitjen e lëndës narkotike, për ta shpërndarë më pas në tregun me pakicë.

Ka qenë një gabim i shpërndarësve të lëndës narkotike që ka bërë që policia të bjerë në gjurmë të dy shtetasve nga Shqipëria. Policia gjeti 34 kilogramë heroinë, sekuestrimi më i madh i drogës në Abruzzo vitet e fundit. Nëse droga e sekuestruar do të hidhej në treg do të kishte vlerën 2 milionë eurove. Kjo lidhet edhe me fakstin se pas “karantinës ”, kërkesa është rritur dhe çmimi po ashtu. ©LAPSI.al

Emrat/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kishin heroinë me vlerë 2 ...

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *