• |
ide | kryesore

Pandemia bllokon Gjykatat, Manchester City ka frikë për ankimimin në CAS

-Instant, Sport



Manchester City është në ankth për ankimimin në CAS kundër përjashtimit për dy vjet nga Kupat europiane për shkak të thyerjes së rregullave të Fair Play Financiar. Klubi anglez kishte prezantuar një apel pak ditë pas dënimit të dhënë nga Uefa, por pandemia për Covid-19 ka ngadalësuar punimet në Gjykata e cështja nuk do të mund të diskutohet përpara korrikut: një problem i fortë me situatën ende të paqartë në Premier League.

Nra rast se kampionati anglez nuk do të rifillojë, në fakt, Football Association do të njoftojë menjëherë emrat e skuadrave të kualifikuara në Kupat e ardhshme europiane e, pa shprehjen e CAS në Lozanë, Citizens rrezikojnë të mos luajnë Champions League 2020/21. Klasifikimi tregon vendin e dytë, por skuadra e Guardiola për momentin është e dënuar, për këtë – sqaron Mirror – mes avokatëve të klubit lind një hipotezë e dytë: ngrirja e dënimit në pritje të apelimit.

Një zgjidhje gati e detyruar për City edhe në lidhje me merkaton: shqetësimi i De Bruyne (“Shumë, dy vjet pa Champions”) nuk është i vetmi në grup e rreziku është ai i një lamtumire në masë të lojtarëve të mëdhenj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *