• |
ide | kryesore

Rektori i ‘Mjekësisë’: Jemi në fund të periudhës së vështirë, ruani distancimin social dhe higjienën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon video-mesazhin e Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, prof. Arben Gjata, lidhur me situatën e koronavirusit.

Gjata iu bën thirrje qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë masat e distancimit social dhe higjienës personale, edhe gjatë kësaj periudhe të hapjes.

Sipas tij, jemi në fund të periudhës shumë të vështirë të pandemisë, por këto dy masa duhen zbatuar edhe në vijim, derisa të kemi masa të sigurta që luftojnë virusin.

“Jemi në fundin e periudhës shumë të vështirë që kaluam të gjithë së bashku të kësaj epidemie shumë të rëndësishme. Janë duke u marrë masa të hapjes së ekonomisë, jetës sociale, të mënyrës si punojmë, si jetojmë. Jemi drejt një finishi, ku të gjithë kemi dhënë kontribut. Falënderimi I parë është për mjekët në vijën e parë, por pa ju, pa bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, do të ishte e pamundur t’ia dilnim kësaj situate.

Do të kërkoja nga ju që të vazhdojmë të jemi të ndërgjegjshëm, që janë vetëm masat e distancimit fizik, ruajtja e distancës, e higjienës personale, që janë të domosdoshme t’i vazhdojmë edhe në këtë periudhë hapjeje, në mënyrë që të mos kemi kthim pas.

Është mënyra e vetme dhe e domosdoshme, që ne të përshtatemi me realitetin e ri, me mënyrat e reja të jetesës, deri në fund të epidemisë, dhe kur të kemi masa të sigurta që të luftojmë siç duhet këtë virus. Ju bëj thirrje të gjithëve të na e lehtësoni punën në të ardhmen, siç keni bërë deri tani, duke respektuar rregullat e distancimit dhe higjienës”, shprehet Gjata.



5 Comments

  1. Asgjë të re nuk po na thoni doktor, përveç se fjale te pergjithshme, pjese e propagandës se Ramës me shokë. Po për efektet minimale që pati ky virus pse nuk folet?? Ku ishin ata qindra mijra të vdekur nga virusi?? Apo “distancimi social” na shpetoi?! Po kur njerzit dilnin rrugeve jashtë fashave orare, ku ishte virusi?? E kuptoni absurditetin doktor?? Po për shkatërrimin e jetes ekonomike dhe mendore të njerzëve kush pergjigjet??

    Nese ju doktor jeni pjese e vetëdijshme e kesaj loje të qelbur te korones, turp të keni, por nëse jeni pa e kuptuar pjese e propagandës së qeverisë për “luftën kundër virusit”, atëherë ju nuk jeni gjë tjeter por vetëm një idiot i dobishëm i ketij grupi satanikesh. Është e turpshme t’ju perdori nje sahanlëpirëse si kjo ministrja e Shëndetësisë per qëllimet e ndyra te Ramës me shokë.

    E trishtueshme të shohësh si perdoren njerëz të tille, si lolo nga regjimi.

  2. Po ik o manastirli tutje njeher nxjerr nje mjek e njehere nje tjeter. Na mbajti mbyllur se e kemi mjekesine cope. Sa do rrime brenda akoma. Ngrijeni zerin. Te gjithe duhet te ruajne distancimin per te miren e te gjitheve, por po shkelen te drejtat themelore te lirise se gjithsecilit. Turp, turp, turp

  3. Po pellumbi kari ku eshte? Po ti ku e ke faqoren e rakise? Prap pa kapele? Po une edhe sikur te kem per te vdekur nuk e le veten ne doren tende, dua te vdes me dinjitet dhe prane te kem nje njeri te vertete ose vdes vetem e nuk me plas kari per ju. Pidha robsh. Mjeke qe mbajne ne kurriz varreza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *