• |
ide | kryesore

Këshilli Politik/ Mbërrijnë përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Vasili dhe Bylykbashi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në këto momente kanë mbërritur në takimin e Këshillit Politik përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore pritet që të nisë një mbledhje ditën e sotme. Këshilli u ngrit dy ditë më parë me dakordësinë e të gjitha palëve politike si parlamentare dhe jashtë parlamentare.

Mbledhja pritet që të drejtohet nga dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të përfaqësohet nga Ervin Bushati, grupi Parlamentar Demokrat nga Alban Zeneli dhe grupi parlamentar i pavarur nga Nimet Musai.

Ndërsa opozita jashtëparlamentare ka vendosur të caktojë 5 përfaqësues në këtë këshill. Dy nga përfaqësuesit janë edhe anëtarët e tryezës së djeshme që solli marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI.

Tryezës pritet t’i bashkohen edhe përfaqësues të partive të vogla politike.



4 Comments

  1. Ju mund te mblidheni sa here te doni , ju mund te vendosni çfare te doni por nese asnje nga ju nuk ka sensin e pozitivitetit atehere kot qe mblidheni . Hiq Rudina Hajdarin qe kerkon me gjithe mend ndryshime esenciale ju te tjeret po beni vetem show . Nese mungon buonsensi nuk ka rezultat pozitiv . Kjo eshte e frikshme sepse me tregon mua dhe te gjitheve qe ky vend edhe per shume vite do ec me breke neper shale dhe gjerat do vene keq e me keq .
    Nga e gjithe kjo “mesa in shena” humbsit jane dy , humbin Shqiptaret dhe Shqiperia , humb opozita dhe demokracia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *