• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama hoqi koalicionet për të shmangur rotacionin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Duke komentuar situatën më të fundit të politike në vend, shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se Komisioni i Reformës Zgjedhore është një “pseudo-problem”. Problemi i vetëm, sipas tij është ndryshimi i sistemit zgjedhor që heq koalicionet zgjedhore.

“Për mendimin tim, sidomos kjo çështja e komisionit zgjedhor, është një pseudo-problem dhe vetë fakti që ngrihet si çështja më e madhe që ka Shqipëria sot për mua tregon një luftë në pazar se kush mund të marrë ndonjë çikërrimë më shumë. Ai që e drejton pazarin dhe jep thërrimet është Edi Rama për të gjitha palët.

Kemi një ligj problematik, por e keqja nuk është ai ligj. Me atë ligj, Shqipëria ka pasur rotacion, ndërsa sot nuk ka më rrotacion dhe nëse Basha do të kishte ndonjë ndjeshmëri politike për Shqipërinë dhe jo veten, e para punës anulimi i atij ndryshimi që bëri Edi Rama në mënyrë të njëanshme për heqjen e koalicioneve.

Është gjëja më normale të krijohet një koalicion, partitë varësisht nga meritat kanë përqindjet e tyre që ndryshojnë. Nëse Shqipëria ka një problem politikisht që kërkon ta zgjidhë me zgjedhje dhe këtu kam pikëpyetjet e mia. Nëse mendohet se mund të zgjidhet me zgjedhje është mundësia që të bashkohet e gjithë opozita për ta rrëzuar.

Duhet ndryshuar ky ligj. Absolutisht nuk bëjnë fjalë për këtë se kanë hallin për të marrë ndonjë votë në Parlament. E gjitha kjo është një shmangie nga problemi real që ka Shqipëria. Sot pashë një lajm që ishte vendi i parë në botë në kërkesat për azil në Evropë. Mendoni se në çfarë vendi jemi. Kjo është një ikje nga të gjitha problemet që ka Shqipëria dhe tregon një paaftësi të opozitës”, – theksoi Lubonja. /BW



5 Comments

  1. gjithe jeten rrot kari ngele o Lubica Keput budallalliqe neper studio per te fituar 100 dollare Te ka bere keq kari ne bythe neper burgje

    1. Lubonja është vëlla siamez me Bushatin. Të dy sterrë, nxijnë nga xhelozia që Edi Rama, ky tip që do e kenë njohur më parë dhe mund ta kenë nënçmuar, i la në hije totale. Nuk ju iken e keqja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *