• |
ide | kryesore

Bundesliga vendos e para: 5 zëvendësime dhe fushë neutrale

-Instant, Sport



Bundesliga i jep rrugë të lirë 5 zëvendësimeve për tu kryer në tre ndërprerje loje, sipas propozimit të Ifab. Kampionati gjerman do të jetë i pari që do të eksperimentojë këtë risi për rifillimin e kampionatit pas ndalesës për shkak të pandemisë së Koronavirus. Një ndërprerje e katërt për të bërë zëvendësime do të jetë e mundur vetëm në rast të kohës shtesë në ndeshjet e playoff për promocionin e rënien nga Kategoria. 36 klubet që formojnë Liga gjermane të futbollit (Dlf) kanë votuar gjithashtu në favor të një shtyrje të mundshme të fundit të kampionateve edhe përtej datës 30 qershor.

Jo vetëm kaq. Gjatë sezonit 2019/20, do të jetë mundësia edhe për të luajtur një ndeshje në një tjetër stadium me një njoftim të shkurtër për arsye të domosdoshme, ligjore, organizative dhe/ose të sigurisë. Kjo për shkak se është e mundur që efektet e pandemisë së koronavirusit të mund të zhvillohen me një infeksion të përhapur vetëm rajonal ose lokal, gjë që mund të bëjë të pamundur luajtjen e një ndeshje në vendin e synuar, duke dhënë mundësinë për ta zhvilluar në një zonë tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *