• |
ide | kryesore

Juventus feston titullin 2006: atë që Calciopoli ia hoqi në favor të Inter

-Instant, Sport, Video



“Titulli kampion numër 29 mbërrinte #OnThisDay, në 2006”. Juventus kujton në faqet e tij zyrtare të rrjeteve sociale triumfin, në 14 maj të 14 viteve më parë, të titullit kampion numër 29 në historinë e klubit bardhezi, në fushën neutrale të Barit kundër Reggina. Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë në kritika e ofendime në rrjet, të gjithë tifozët e skuadrave të tjera, sepse është titulli më i kontestuar në historinë e futbollit italian.

Juventus u shpall kampion, por më pas ai titull iu dorëzua Inter, që në kampionat ishte renditur në vendin e tretë, edhe pas Milan, për ngjarjet e Calciopolit. Bardhezinjtë, të parët në fushë, u dërguan në vendin e fundit të renditjes, duke u rrëzuar në Serie B nga drejtësia sportive, ndërsa Milan i zbritën pikët, duke dalë edhe nga zona Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *