• |
ide | kryesore

“Ethet e papagallit”, një tjetër virus alarmon botën pas covid-19

-Instant, Lapsi Leaks

Një alarm urgjent është lëshuar pasi tre persona u testuan pozitivë ndaj një infeksioni potencialisht vdekjeprurës bakterial të njohur si ‘Ethet e Papagallit’.


Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar banorët e ‘Blue Mountains’ dhe Lithgow në Uellsin e Ri që të shmangin kontaktin me zogjtë e egër pas infeksioneve në rajonin e Psittacosis nga fillimi i prillit.


Infeksioni fitohet nga ekspozimi ndaj zogjve të infektuar dhe simptomat mund të shkojnë nga një sëmundje e butë si gripi deri tek pneumonia e rëndë.

Auttoritetet shëndetësore të New South Wales thanë se sëmundja ishte zbuluar tek zogjtë e egër në të dy malet e sipërme ‘Blue Mauntains’ dhe Lithgow.

Simptomat tek njerëzit mund të zgjasin nga 2 deri në 28 ditë pas ekspozimit për t’u zhvilluar, tha NSË Health. Drejtori i Shëndetit Publik Dr Bradley Forssman tha që banorët duhet të kenë kujdes të veçantë kur dali.

Pajisjet mbrojtëse si maska dhe doreza duhet të vishen kur kontakti është i pashmangshëm, tha Dr Forssman.

“Ekspozimi ndaj zogjve, ose pluhurit që përmban mbetje të shpendëve, mund të rezultojë në infeksion,” tha ai.

‘Kontakti i drejtpërdrejtë me zogjtë e egër, përfshirë trajtimin dhe ushqimin, duhet të shmanget aty ku është e mundur.’

Çfarë janë ethet e papagallit?

Zogjtë e sëmurë mund të tregojnë shenja të përgjumjes, dridhje, humbje peshe, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre.

Psittacosis – e njohur si ethet e papagallit – është kryesisht një infeksion i shpendëve, por mund të shkaktojë pneumoni dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore te njerëzit.

Infeksioni tek njerëzit ndodh zakonisht për shkak të ekspozimit ndaj zogjve të infektuar të përkëdhelur, të tillë si anëtarët e tjerë të familjes të papagajve dhe pëllumbave, raporton abcnews.al.

Por jo të gjithë zogjtë që janë infektuar do të tregojnë këto shenja.

Zogjtë gjithashtu mund të kenë një infeksion edhe pse ata shfaqen të shëndetshëm dhe nuk tregojnë simptoma fillestare por mund të shfaqin simptoma më vonë.

Tek njerëzit, shenjat dhe simptomat e infeksionit shfaqen brenda katër deri në 30 ditë pas ekspozimit, por zakonisht ndodhin pas 10 ditësh.

Simptomat përfshijnë, ethe, të dridhura, kollë, dobësi ose lodhje, dhimbje në muskuj dhe gjoks, humbje të oreksit, të vjella dhe diarre, dhimbje koke, djersitje dhe jotolerancë ndaj dritës./TCH

2 Comments

  1. Ne cilin shtet ndodhen keta mauntina,apo edhe blu-qofshin.Cfare e kujtoni ju lexuesin,se jane te gjithe njohes te gjeografise boterore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu