• |
ide | kryesore

Komisioneria e BE reagon për teatrin: “Kujdes nga një vendim i pakthyeshëm”

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisionerja e BE-së Mariya Gabriel ka cilesuar si nje vendim te pakthyeshem atë për të shembur Teatrin Kombëtar. Me një postim në Twitter, Grabiel shkruan se para se duhet që të ketë dialog të gjerë me ekspertët dhe shoqërinë civile. ‘Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë #kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm në #Nacional Theatre #Tirana. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv për trashëgiminë kulturore’ shkruan Gabriel në postimin e saj në Twitter.

ImageImage



5 Comments

  1. Rilindasit duan hurin, nuk njohin gjuhë tjetër.

    Prandaj të gjithë të përgatitemi për konfrontim fizik, se dhuna e tyre nuk do të ndalet sa ne do vazhdojmë të ulim kokën.

  2. Kur Ilir Meta ishte kryeministër kërcënonte: Grevistët e Teatrit do të nxirreshin me forcë dhe sikur në ambasadën italiane të futeshin

  3. Janë ngritur sot kundër ligjit, ata që ikën nga pushteti me mbi 1 milion vota, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve, ata që kanë gjithë jetën që nuk bëjnë dot, as rolin episodik, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve ligjore, ata që kanë marrë dhe futur në xhepa me qindra herë sponsorizime për “skenarë dhe spektakle” dhe nuk i kanë realizuar kurrë.

    Ky është kontigjenti që ka dalë sot kundër ligjit ( dhe jo pro Teatrit Kombëtar) sepse atyre u intereson më tepër se çfardo tjetër, kaosi, anarshia, dhuna, gjaku, tmerri, thirrjet antiligjore, rrëmuja, dhe padyshim u duhet edhe Lulzimi, tek kalon natën bashkë me ata, duke deklaruar dhe kërcënuar policët, që kanë bërë dhe po bëjnë vetëm detyrën.

  4. Kjo eshte celula e pd ne teater,keta quani aktoret e teatrit popullor,apo aktoret e lulzim bashes qe bejn si debatikasit e enverit,keta do sulmojne vilat qendrat tregtare dyqanet e luksit qe lulushi beri thirrje per shkatarrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *