• |
ide | kryesore

Policia: Gjobë dhe heqje patente për protestuesit e Teatrit Kombëtar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës njoftoi se ka marrë masë ndaj personave që u grumbulluan një ditë më parë pranë Teatrit Kombëtar.

Njoftimi

Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, pas orës 17:30 të datës 14.05.2020, ka konstatuar me shqetësim, grumbullimin e një grupi qytetarësh pranë Teatrit Kombëtar, shumë përtej fashës orare të qarkullimit dhe në shkelje të çdo rregulli të parashikuar nga Akti Normativ.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

S. D., K. B., G. B., L. B., A. T., V. S., R. B., C. Gj., E. G., A. K., N. L., A. D., R. Z., E. B., A. T., L. S, G. G, A. N., P. Sh, E. K., M. C., R. Ç, Gj. U., F. K., I. S., R. V., B. H., A. F., A. Xh., R. H., D. K., F. S., D. H., A. R., A. Q., G. M., A. S., O. N., M. A. dhe O. H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.



12 Comments

  1. Diten e djeshme ne ora 17:30 kishte nje trafik te tmerrshem ne dalje te Tiranes dhe askush nuk u penalizua…

    1. Ato ishin duke ikur per Në shtëpi nuk e ka pRoblemin me ato qeveria dhe policia po me këto që I ndalojne të bëjmë biznes.

  2. Kjo eshte per te kuptuae se kush po shfrytzon pandemine per te instaluar perfundimisht nje diktature te re. Jo me kot u bene ndryshimet e kodit penal ne mes te pandemise. Sulltani i Surrelit e ndien shume qarte ate qe po i afrohet dhe ndaj po ndermerr masa ekstreme

  3. mi kapni i cik, ter barkderra, njeri me bluze ck fallco si katnar kamze
    kta jane ‘artistet shqiptare’ ca parazite qe sillen sikur teatri eshte prona tyre personale jo e popullit shqiptar. sillen si pronar me tapi jo si ca punetore me kontrate. ca te roitur qe si le sedra tipike ballkanike te kuptojne qe jane aty se paguhen nga taksat tona e jo anasjelltas. histori tipike shqiptare ku nje i punesuar nga shteti kerkon me zor te behet pronar i godines apo dyqanit te shtetit meqe /ka derdhur djerse aty’
    ooo kara me nyje jetojme ne kapitalizem e jo ne komunizem, teatri seshte i juaji por prone e shtetit. ju jeni te punesuarit e radhes. ska me privatizim m dhune si dikur kur shitsat e bulmetit dhe ushqimoreve moren me dhune dyqanet ku punonin

    1. Sa me lezet ju shmange çështjes kryesore, se kujt i përket teatri. Ai është një pronë që i përket popullit dhe jo qeverive te përkohshme. Ne nuk jemi kundra qe teatri të rinovohet, por pa ndryshime strukturore, siç don t’a bëjë Rama me shokë. E kupton tani?

      Dhe mos u merr herë tjetër me paraqitjen e jashtme të njerëzve, merru me thelbin…. Vej bast se do jesh ndonje nga ata qe përfitojnë nga ky regjim aktual.

  4. Janë ngritur sot kundër ligjit, ata që ikën nga pushteti me mbi 1 milion vota, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve, ata që kanë gjithë jetën që nuk bëjnë dot, as rolin episodik, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve ligjore, ata që kanë marrë dhe futur në xhepa me qindra herë sponsorizime për “skenarë dhe spektakle” dhe nuk i kanë realizuar kurrë.

    Ky është kontigjenti që ka dalë sot kundër ligjit ( dhe jo pro Teatrit Kombëtar) sepse atyre u intereson më tepër se çfardo tjetër, kaosi, anarshia, dhuna, gjaku, tmerri, thirrjet antiligjore, rrëmuja, dhe padyshim u duhet edhe Lulzimi, tek kalon natën bashkë me ata, duke deklaruar dhe kërcënuar policët, që kanë bërë dhe po bëjnë vetëm detyrën.

  5. Kjo eshte celula e pd ne teater,keta quani aktoret e teatrit popullor,apo aktoret e lulzim bashes qe bejn si debatikasit e enverit,keta do sulmojne vilat qendrat tregtare dyqanet e luksit qe lulushi beri thirrje per shkatarrim Spaku te mare te pandehur lulzim bashen per kercenime kunder prones se shqiptareve

  6. Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, tha Basha.Cecene mblidhuni nga kamza bathorja keneta laqi mamurrs mos harroni dhe mziun dhe sulmoni Pronat e kulakeve,njelloj si enveri juaj o debatikasit e salihut

  7. Diktatura nuk ka asgje me shume se veprimet e pushtetit policesk te Rames. Andaj, duhet menduar se c;duhet bere, per te transformuar kete menyre pushteti, qe vetem me demokracine nuk ka lidhjr. Perdorimi i policise der ne kete pike ne menyra terroriste gjobitje, heqje patentash, arrestime koti, presione, e figura te shtirjes se frikes popullit sic po ndodh, kjo tregon degadencen e imoralitetit politik shteteror qe imi. Me kesi veprimesh afrohet me shume edhe largimi i domosdoshem i rregjimit me te pervetsuar nga nje person, kjo tregon qe demokracia ne rrezik, e populli duhet te marre frenat, e te ngrihet pa ndrojtjendaj ketij sistemi te krijuarme mashtrim demokratik.

  8. Larvat qe jane ne pastrim te halese se idiotit Rama, dalin me fjalor kanalesh , qe tregojne prejaredhjen e tyre,,,,QELBESIRA.

  9. Ca bohet, gjobe se rrine ne kembe e protestojne megjithese duke rujt distancen. Ok, hajde po e pranojme kete se helbete eshte ora qe virusi eshte nepee kembe:).
    Po patenten pse ja heq? E ka mare makinen e kishte bere transformer e fut ne xhep? Keto sjane ne terezi. Ketu karlliku eshte bere norme shteterore. Diktati ska brire, ky eshte. Prandaj kjo pis qeveri duhet kthyer permbys nje sekonde e me pare.
    Njerzit duhet te reagojne kunder cdo idiotlleku e qeverie cilado te jete ajo deri sa ta mare vesh qeveria se dhe pse e zgjedhur nuk ka mandat te talle trapin me nje popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *