• |
ide | kryesore

Plagosje me armë në Vlorë, dyshohet për hakmarrje

Lajme, Të fundit

Një 50-vjeçar i identifikuar Jetnor Xhaferri, është plagosur përpara derës së banesës me armë zjarri për motive ende të paqarta në Vlorë.

Blutë e Vlorës në përpjekje për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes kanë zbuluar se autori është afruar i maskuar me një kapuç në kokë, teksa ka hapur zjarr ndaj 50-vjeçarit i cili ka marrë disa plagë më trup. Menjëherë autori është larguar me një automjet nga vendngjarja. Ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.


Policia ka dyshime se autori nuk ka vepruar i vetëm. Aktualisht janë ngritur disa pista hetimi të cilat lidhen kryesisht me të shkuarën e 50-vjeçarit nga Selenica e Vlorës. Mes tyre, edhe rikthimi i mundshëm i sagës së hakmarrjes me familjen Llanaj, nisur qysh në vitin 1998 mes dy fiseve. Por edhe përfshirja e tij me pazare narkotrafiku.

Ai aktualisht gjendet në spitalin e Vlorës nën kujdes të posaçëm, jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu