• |
ide | kryesore

Pasi theu rregullat e distancimit social Dua Lipa kritikohet nga fansat

Paparazzi, Slider



Dy ditë më parë, motra e Dua Lipës festoi 19 vjetorin e saj të lindjes dhe këngëtarja shqiptare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me uriminmë të ëmbël.

Ajo ndau në Instagram fotot të veçanta me Rinën nga fëmijëria e tyre dhe shprehej se mezi po priste ta takonte dhe “ta shtrydhte”.

Mirëpo, kur u shpreh se mezi priste ta takonte, të gjithë menduam se kjo do të ndodhte pas karantinës, pasi Dua ishte izoluar në shtëpi vetëm me partnerin e saj, Anwar.Por duket se Dua ka thyer rregullat dhe nuk e ka zbatuar distancimin social, duke vizituar familjen e saj në ditën e lindjes së Rinës.

Madje, këngëtarja shqiptare ndau në Instagram foto nga festa e ditëlindjes, ku kishte pozuar me familjarët e saj dhe fansat kaq deshën.

Ata kanë “kryqëzuar” Duan në komente duke e qortuar për veprimin e saj dhe duke i përmendur distancimin social.

Megjithatë, nuk ka ende një reagim të Duas për veprimin e saj dhe nuk dihet nëse është kthyer në shtëpinë e saj për t’u izoluar sërish me Anwar-in, apo çifti po qëndron tek prindërit e këngëtares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *