• |
ide | kryesore

Si i bllokoi Kumbullën Italisë dhe projekti i Edy Reja: Duka rrëfehet për Tuttomercatoweb

-Instant, F1, Sport



Armand Duka ka qenë protagonisti i një interviste 360 gradë për Tuttomercatoweb, duke folur për Shqipërinë, pa harruar Italinë, ku në shkurt 2019, u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA, si numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ajo që Duka ka sjellë, me vitet e punën e bërë – komenton portali italian – në krye të institucionit të futbollit që në 2002, ka qenë vendimtare për ndërtimin e stadiumeve, infrastrukturave e qendrave teknike. “Në këtë moment jemi të ndaluar – ka shpjeguar Presidenti Tuttomercatoweb.com – nga 9 marsi deri tani nuk kemi zbritur në fushë. Javën e ardhshme, nga e hëna 18 maj, do të nisin stërvitjet në grup, e nga 3 qershori, do të nisim Superioren. Patsaj nga data 7 edhe kategorinë e parë e të dytë. Deri tani i kemi bërë lojtarët të punojnë me seanca të drejtuara nga teknikë, si për profesionistët ashtu edhe për sektorët e të rinjve, për tu mbajtur në formë në shtëpi”.

Sa e fortë ishte goditja për futbollin shqiptar, si pasojë e ndalesës për pandeminë e Covid-19?
“Klubet tona, në përqindje, kanë patur të njëjtën humbje me të mëdhatë. 20-25% të buxhetit. E njëjta gjë, edhe për në si FSHF: kemi humbur ndonjë ndeshje, ndonjë të drejtë e ndonjë hyrje në të ardhura. Shqipëria është një vend ndryshe nga Italia në shumë aspekte: shoqëritë janë më të brishta e ne si Federatë kemi paguar dy paga mujore të gjithë atyre që punojnë në futboll. Qeveria fatkeqësisht nuk na ka ndihmuar si lëvizje futbollistike, për këtë vendosëm direkt të japim dy paga”.

Një gjest fisnik e i rëndësishëm.
“Tani shpresojmë të rifillojmë. Kemi bërë një protokoll për të rifilluar, të ngjashëm me atë gjerman. Do të bëjmë të pamundurën sipas kushteve tona e impianteve që kemi, nuk është e pamundur për tu respektuar e duhet thënë se në Shqipëri virusi nuk ka patur impaktin që ka patur në vende të tjera. Situata ishte ndryshe nga vendet e tjera për fat”.

Lidhja mes vendeve tona është konsoliduar edhe falë gjestit të mjekëve vullnetarë e nga kryeministri Edi Rama.
“Ishe një gjest i bukur. Nga dita e parë e vlerësova dhe telefonova Kryeministrin e i thashë që ishte gjëja më e bukur që kishte bërë në këtë situatë: tregoi respektin e mirënjohjen tonë për Italinë. Në 30 vitet e fundit ka qenë një vend pranë nesh, në cdo fushë e aktivitet të jetës. Shumë shqiptarë jetojnë në Itali e kemi treguar kështu mirënjohjen tonë”.

Flasim për Federatën. Me ngjyrime të forta italiane.
“Si Kombëtare kemi studiuar një organizim të ri me Edoardo Reja e stafin e tij. Tekniku nuk drejton vetëm Kombëtaren A por është përgjegjës edhe për kombëtaret e moshave, bashkëpunon me të gjithë trajnerët, nga Under 15 tek Under 21. Edhe stafi i tij bën të njëjtën gjë, mjeku është përgjegjës i mjekëve, përgatitësi atletik për të gjithë përgatitësit e kështu me radhë”.

Zbulimi është në bazë të gjithë projektit të orientuar drejt të ardhmes.
“Edhe pse Shqipëria ëshë e vogël, e kemi ndarë vendin në 6 rajone e stërvisim Kombëtaret e rajoneve nga Under 13 tek Under 17 cdo javë gjithë vitin. Pastaj ka gjithnjë një kampionat ku teknikët e Kombëtareve kërkojnë talente. Pastaj bëhet edhe një punë e madhe për zbulimin: i kemi dërguar bashkëpunëtorët tanë kudo e edhe aty, dy herë në vit, bëhet grumbullime për të gjetur talente. Kemi pjesën më të madhe të lojtarëve jashtë Shqipërisë, jo vetëm në skuadrën e parë por deri edhe tek Under 15. Shumë luajnë jashtë e bëjmë edhe grumbullime e miqësore”.

Kalojmë tek Reja, ‘trajneri më i vjetër në botë’.
“E njihja Reja si trajneri i Napoli, për ne ishte një ëndërr të kishim një trajner të këtij niveli. Pastaj kur e takova për herë të parë thashë ‘është 74 vjec…’ por nuk i tregon. Eshtë i ri, jashtë e brenda: stërvitet vrapon si e më mirë se të tjerët. Me të është kthyer atmosfera e De Biasi për fat”.

E cfarë objektivi keni?
“Të gjithë bëjnë tifo për skuadrën e tyre, unë përfshirë. Por duhet të jem edhe realist. Mund të them se Shqipëria mund ta luajë kundër të gjithëve, në Europë. Kështu, mund të humbasim edhe kundër të voglave… Prandaj them se në cdo kualifikuese objektivi është të kualifikohemi. Në Nations League synojmë vendin e parë në Divizionin C”.

Mund ta bëni edhe me një nga talentet që magjepsi Serie A, Marash Kumbulla i Veronës. Që Italia mendonte tjua merrte…
“Ka luajtur me ne që nga Under 15 më pas, në Kombëtare. Pak me Under 21 sepse shkoi në skuadrën e parë, tek ai kemi shpresa të mëdha. Por kemi shumë lojtarë me talent në skuadrën e parë dhe moshat”.

Edhe midis shtyllave.
“Kemi Strakosha e Berisha: Etrit është një lider, Thomas po lufton për titullin. Eshtë i ri, i aftë. Reja është në vështirësi sepse janë të mirë dhe luajnë, nuk është e lehtë ti lësh jashtë”.

Nuk ka mbaruar këtu.
“Pastaj është Djimsiti që është me Atalanta në cerekfinale të Champions, në sezonin e tij më të mirë. Eshtë rritur, ka ndryshuar shumë, është një lider. Për të mos folur pastaj për Elseid Hysaj: kapitenin tonë, duke iu referuar kombëtares që luan në një skuadër të madhe si Napoli”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *